Me rastin e vetëvrasjes së refugjatit W.B.

Bertolt Brecht.

Po dëgjoj se ke çue dorë kundër vetes tande
për me i shpëtue xhelatit.
Tetë vjet i internuem, ngjitjen e anmikut n’pushtet tue vëzhgue
Në fund i dëbuem në një kufi të pakalueshëm
Ti, po thonë, e ke kalue të pakalueshmin.

Bien perandori. Prijësit e bandës
marshojnë si burrështetas. Popujt
Nuk shihen ma nën armura.

Kësisoj e ardhmja asht n’errësinë dhe forcat e mira
janë pakicë. Të gjitha këto ti i ke pa
Kur e shkatërrove trupin e torturueshëm.

[Poezia i kushtohet filozofit Walter Benjamin, i cili vrau veten më 26 shtator 1940 në Port Bou, në kufinin francezo-spanjoll, tue ik nga Gestapoja]

[Përktheu: Enver Robelli]