Me ngulmin e diellit




Të dua.

Me gazin e mëngjesit,
që pikon mbi vesën në fushë,
përditë do të të këndoja për dashurinë,
me pasionin e ushtarit,
që nga lufta së dashurës i kthehet,
do t’u qepesha
gjinjve tu të bardhë.
Me ngulmin e diellit në ekuator
do ta përcëlloja me puthje
heshtjen e dashurisë sate:
derisa, me zjarrin tim,
deri në fundin e tyre më të thellë
të mos i shkrumoja detet,
epshin tënd pas dorëzimit –
dhe t’i shuaja në të
edhe urët e fundit të zemrës.

Dashuroj,
e njeriu
me një gotë ujë etjen mund ta shuajë
me një kafshatë buke urinë e largon.

E përktheu nga sllovenishtja: Jusuf GËRVALLA