Më mori malli

Foto: Shutterstock



Më mori malli për detin
Për fjalët e ngrohta të ojnikut
Për hijet e dridhshme të anijeve
Që zgjaten deri te yjet
Dhe për netët peshkatare
Kur çan valët tehu i mprehtë i hanës.

Më mori malli për dritat e dashtuna të Durrësit
Që i kundroja mbramjeve në breg të tij,
Më mori malli,
Ndaj endem, endem
Nën vargje të tilla që stërpikin kaltërsi.