Me Migjenin

Migjeni.



E ngreh grushtin Tënd të fortë për t’i ra
Skeletit të kuq të vjeshtës si jehona
Dhe secilën herë e thej, – e kam pa,
Nga një degë të vrarë t’stinëve tona.

E ngreh grushtin Tënd t’fortë për t’i ra
Skeletit të Iodhur të vjeshtës së cingërruar
Dhe secilën herë më bie mbi ballin kala
Nga një gur i dëshirës së rrëzuar.

E ngreh grushtin Tënd t’fortë për ta thye
Skeletin e sëmurë t’vjeshtës varë mbi ne e kreshta
Por fryma e fjala pezmit më lidhen nye.
Dikush po qan. Dhimbja apo vjeshta?