Më kujtohet si ke qenë

Foto: Shutterstock



Më kujtohet si ke qenë atë vjeshtën e mbrame.
Ishe kapelë e përhirë dhe zemra e vogël e qetë.
Në sytë tu janë përleshur flakëzat e muzgut.
E gjethet binin qetas në shpirtin e ujit tënd.

Je ngjitur për dorën time si urithi i njomë,
gjethet kanë thithur zërin tënd të prajtur e të qetë.
Vatër e mahnitjes ku digjej etja ime.
Zymbyl i njomë kaltrosh përkulur mbi shpirtin tim.

Ndjej, të udhëtojnë sytë dhe vjeshta është e largët:
kapelë e përhirë, zë zogu dhe zemër vatre
kah dyndeshin dëshirat e mia të thella
dhe fluturonin të puthurat si xixa hareshëm.

Qiell` i parë nga vapori. Fusha nga bregoret:
kujtimi yt më është nga drita, tymi dhe liqeni i qetë!
Pas syve të tu agimet kanë flakëruar.
Gjethet e thara vjeshte valonin në shpirtin tënd.

Përktheu: Esad Mekuli