«Me duar të mëdha në formë të shqiponjës…»

Shkrimtarët e famshëm Max Frisch, Elias Canetti dhe Lordi Byron për shqiptarët

Frisch

Max Frisch

«Me duar të mëdha në formë të shqiponjës pesë shqiptarët i kapnin cungat që kalonin atypari. Tani kishim mjaft kohë për t’i vështruar këpucët e tyre të çuditshme me lidhëse, të cilat përpara kishin një sqep siç i kanë pasur dikur anijet me vela. Dhe pantallonat e tyre të bardhë që përshkohen prej vijave të zeza përdredhëse për hijeshi. Dhe se si ata, për t’u mbrojtur nga dielli, kishin mbështjellë çarçafë të tërë rreth kokës, derisa rreth gjoksit u luhatej një zinxhir prej argjendi. Duke parë veprimin e tyre, që më pak ishte punë dhe më shumë luftim, kuptohej se si këta arnautë kishin arritur të depërtonin nga Shqipëria deri në Maqedoni dhe ua kishin mësyrë në befasi fshatrave të përgjumura, duke lënë pas serbë dhe bullgarë dhe grekë dhe turq të vrarë në gërmadhat e tyre prej të cilave dilte tym dhe duke sjellë në shtëpi plaçkën e rëndë nëpër këtë xhungël gurësh».

(«Kölnische Zeitung», nr. 483, 5 shtator 1933)

Elias_Canetti_1

Elias Canetti

«Rusçuk në Danubin e poshtëm, ku unë për herë të parë pashë botën me sy, ishte një qytet i mrekullueshëm për fëmijë, dhe kur them se gjendet në Bullgari, atëherë unë jap një imazh të paplotë të tij, sepse atje jetonin njerëz me prejardhje nga më të ndryshmet, gjatë një dite mund të dëgjoje shtatë apo tetë gjuhë. Krahas bullgarëve, të cilët shpesh vinin nga fshati, kishte edhe shumë turq, që banonin në një lagje të tyre, dhe ngjitur me këtë gjendej lagjja e spaniolëve, lagjja jonë. Kishte grekë, shqiptarë, armenë, romë. Nga bregu përballë Danubit vinin rumunët, mëndesha ime, e cila nuk më kujtohet, ishte rumune. Kishte, aty-këtu, edhe rusë.

(…)

Rusçuku ishte një port i vjetër i Danubit dhe si i tillë kishte mjaft rëndësi. Si port ai kishte tërhequr njerëz nga çdo anë, dhe për Danubin bëhej fjalë përherë. Kishte tregime për vitet e veçanta, kur Danubi ngrinte; për rrëshqitjet me saja mbi akull drejt Rumanisë; për ujqit e uritur, të cilët vraponin pas sajave të kuajve.

Ujqit kanë qenë kafshët e para të egra, për të cilët kisha dëgjuar të flitej. Në përrallat që më tregonin vashat e fshatarëve bullgarë shfaqeshin vurkollakë, dhe me një maskë ujku mbi fytyrë një natë më frikësoi babai im.

Zor se do t’ia dalë të riprodhojë këtu larminë e këtyre viteve të hershme në Rusçuk, pasionet e tij dhe tmerret. Gjithçka që kam përjetuar më vonë njëherë kishte ndodhur në Rusçuk. Bota tjetër atje quhej Europë dhe kur dikush udhëtonte Danubit përpjetë për në Vjenë, thuhej ai po shkon në Europë, Europa fillonte atje ku ishte fundi i Perandorisë turke. Shumica e spaniolëve ende ishin shtetas turq. Nën turqit ata përherë kishin jetuar mirë, më mirë se sllavët e krishterë të Ballkanit. Por, meqë shumë nga spaniolët ishin tregtarë të pasur, regjimi i ri bullgar mbante marrëdhënie të mira me ta dhe Mbreti Ferdinand, i cili qeverisi gjatë, njihej si mik i hebrenjve».

(Gjuha e shpëtuar. Histori e një rinie)

byron-albanian

Lordi Byron për vizitën e tij te Ali Pashë Tepelena

«Dhe me të vërtetë ai më trajtoi si fëmijë, duke më dërguar mbase njëzet herë në ditë bajame, sherbet, pemë dhe fruta të terura. Ai më luti ta vizitojë shpesh, edhe natën, kur ai kishte qejf.

(…) Lartmadhëria e Tij është 60 vjeçar, shumë i majmë, jo aq i madh, ka një fytyrë tërheqëse, sy të kaltër, mjekër të bardhë…».

(Nga letra që Lordi Byron ia dërgonte nënës së tij Catherine Gordon Byron nga Preveza më 12 nëntor 1809) / -lli

Ndalohet përvetësimi i këtij teksti nga mediume të tjera.