Me DOKU:TECH duke sjellë të ardhmen më pranë

Nga Kushtrim XHAKLI*

Është tejet e vështirë të definohet se çfarë kërkohet për një audiencë të shkëlqyer, por është shumë e qartë që audienca është partneri më i mirë që mund të kërkojë një konferencë.

Historikisht, audienca shpesh herë e ka nënvlerësuar ndikimin e zbulimeve dhe nuk i është përshtatur mirë ndryshimeve, megjithatë ajo ka dëshmuar të jetë forca krijuese e epokave të reja. Është po e njëjta audiencë që e bëri të mundshme zbulimin e Earth 2.0 (Kepler-452b), lidhjen e internetin, arritjet shkencore të lidhura me shëndetin dhe të tjera inovacione rreth nesh, edhe pse mund të duket e paimagjinueshme në shikim të parë.

Për zbulimin e Kepler-452b, shumë shkencëtarë të NASA-s është dashur të punojnë së bashku për vite të tëra në mënyrë që të arrihej ajo që ne e shijuam në korrikun e këtij viti, zbulimin e një planeti më të afërt si ky i yni.

Për DOKU:TECH, një komunitet mendjehapurish, krijuesish, teknikësh, kërkuesish, veprimtarësh e investitorësh kanë bashkuar forcat për të krijuar një program unik për këtë edicion. DOKU:TECH ka një përqëndrim të madh të talentit dhe rrjeteve të dendura shumëdimensionale, një faktor vendimtar ky për zhvillim të suksesshëm.

Të dyja, shkenca dhe DOKU:TECH, përparojnë duke zbuluar gjëra dhe duke zhvilluar ide të reja së bashku. Sipas postulateve të artisto-filozofit James Lee Byars: «Për të arritur në maje të dijes botërore, kërko mendjet më komplekse dhe më të sofistikuara, vendosi në një dhomë bashkë dhe bëji ata që të pyesin njëri-tjetrin pyetjet që ata ia bëjnë vetes.»

Pyetje të shumta dhe të thella do të ngrihen në DOKU:TECH nga themelues të njohur, sipërmarrës dhe veprimtarë që vijnë nga më shumë se 20 shtete. Ata kanë të përbashkët një gjë dhe ajo është gatëshmëria e tyre për t’i bërë ballë utopive botërore së bashku në një dhomë. Një mrekulli e vogël ndodh këtu: karakteri ndërkombëtar i DOKU:TECH kthehet në një ngjarje frymëzuese e të domosdoshme për gjeneratat e ardhshme.

Në programin e këtij viti, ne fillojmë me Yanki Margalit, Laurent Haug dhe Elizabeth Stark, që eksplorojnë përtej së ardhmes duke theksuar risitë sociale, ekologjike dhe teknike, të menduarit inovator, të ardhmen e teknologjisë së decentralizuar dhe mundësitë e pafundme që teknologjia sjell për shoqërinë.

Por, në qoftë se teknologjia është aq e jashtëzakonshme, pse atëherë ndikimi i saj është kaq i vogël? A është teknologjia e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë? Nëse jo, kush e kontrollon atë? Kentaro Toyama dhe Peter Sunde do të demonstrojnë anën e errët të këtij kulti të teknologjisë.

Si mund ta rivendosim ekuilibrin, ta sjellim mentalitetin fitues për përparime teknologjike dhe ta zgjedhim rrugën e duhur për t’a kthyer të menduarit në veprime konkrete? Jan-Erik Nyrovaara, Arikia Millikan dhe Max Gurvits do të përqëndrohen në mënyrat e krijimit të veprimeve transformuese duke i kombinuar problemet reale botërore me mjediset sfiduese dhe shumëllojshmëritë e mëdha kulturore.

Çfarë mund të mësojmë nga pionerët, shpikësit, marrësit e rreziqeve dhe krijuesit? Si mund të reflektojmë mbi të kaluarën, të marrim vendime më të mira dhe të shquhemi në gjetjen e zbulimeve të së ardhmes? Ku na dërgon ky kërkim? Lane Becker dhe Esther Dyson do të ndajnë përvojën marramendëse të sipërmarrjes gjatë themelimit, sfidimit, financimit dhe rritjes.

DOKU:TECH do të zbulojë një bollëk të përgjigjeve të pyetjeve të shtruara gjer më tani, por jo vetëm. DOKU:TECH është mundësia juaj për t’u përballur me perspektiva të ndryshme dhe për t’u përpjekur ta shpalosni apo gjeni perspektivën tuaj.

DOKU:TECH do të jetë gjithmonë një produkt i komunitetit ku bashkëpunojnë shumë mendje dhe duar të talentuara. Kjo ngjarje është poashtu rezultat i entuziazmit kolektiv. Për të gjithë mbështetësit, ndihmësit, partnerët dhe sponzorët, mirënjohjen tonë më të sinqertë.

Së bashku këtë vikend, sjellim të ardhmen më pranë.

*Autori është producent dhe kurator i DOKU:TECHNga Kushtrim XHAKLI*

*Autori është producent dhe kurator i DOKU:TECH