Më 1872 kandidoi për herë të parë një grua për presidente të SHBA-ve

Kandidatja e parë grua për presidente të SHBA-ve ishte Victoria Woodhull më 1872, përpra se gratë të fitonin të drejtën e votës. Ajo ishte një figurë poliedrike dhe shumë e angazhuar. Ditën e zgjedhjeve për presidente ajo e kaloi në burg.

Vërtet Hillyry Clinton mund të bëhet presidentja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo 69-vjeçarja demokrate nuk është gruaja e parë që ka kandiduar për postin më të fuqishëm të botës.

Më 1872 për postin e presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kandiduar aktivistja e të drejtave të njeriut, Victoria Woodhull (1838-1927), në emër të «Equal Rights Party», Partia për Trajtim të Barabartë. Kjo i bie 50 vite përpra se më 1920 të instalohej e drejta e votës për gratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, nga kjo histori nuk doli gjë. Victoria Woodhull nuk arriti të fitojë asnjë delegat; përkundrazi, mbi 34-vjeçaren atëbotë rreshi një stuhi e fortë zemërimi e fyerjesh të të gjitha llojeve, e transmetojnë mediat zvicerane agjencinë e lajmeve sda.

Woodhull ishte një mendje e hapur, dhe si e tillë, krejt e kundërta e kundërkandidatit të saj konservatitv. Ajo ishte aktiviste për të drejtat e grave, mjeke tradicionale, kurtizane, socialiste liberale… Woodhull llogaritej si një ndër figurat më të shkëlqyera grua të kohës.

Në kohën kur kandidonte për postin e presidentes, Woodhull ishte në martesën e saj të dytë, dhe afirmonte dashurinë e lirë. Në gazetën e saj javore ajo ligjëronte si për kurset e bursës, ashtu edhe për metodat kontraceptive. Woodhull e parashikonte bursën për multimilionerin Cornelius Vanderbilt, kurse ai e kishte qasur atë në fitimin e tij. Kështu, bashkë me motrën e saj ajo e themeloi kompaninë e barë femrore si «Broker» (ndërmjetësuese) në Wall Street.

Ditën e zgjedhjeve për presidente, 5. Nëntor 1872, Victoria Woodhull e kaloi në burg. Në gazetën e saj ajo kishte publikuar skandalet seksuale të një ministri prominent, Henry Ward Beecher, dhe të spekulantit të bursës, Luther Challis, si një hakmarrje për moralin e dyfishtë të kritikëve të saj. ks