Mbyllet Tanjug, nuk e blen askush në Serbi

Ministria për Kulturë dhe Informim në Serbi përmes një komunikate për media ka njoftuar se Qeveria e Serbisë e ka miratuar një vendim që ka të bëjë me mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve «Tanjug».




Sipas këtij vendimi , të cilin sot e transmeton tanjug,transmeton Koha.net, kjo agjencia informative shtetërore pushon së funksionuari që nga datën 31 tetor 2015.

Agjencia për Privatizim në Serbi gjatë këtij viti ka provuar dy herë radhazi që ta privatizojë «Tanjug»-un, por ka dështuar për shkak se nuk ka pasur ofertues.

«Tanjug» gjatë luftërave në ish – hapësirat e ish- Jugosllavisë dhe para fillimit të tyre të cilat vetëm sa i nxiste, ka qenë gjithmonë në shërbim të politikës hegjemoniste serbomadhe.

Kjo agjenci ka qenë e njohur me informatat e shpikura dhe të sajuara sidomos për dhe rreth Kosovës.

Mbyllja e kësaj agjencie bëhet pak kohë pas mbylljes së Radio Jugosllavija, e cila po ashtu ishte në shërbim të Beogradit.