Mbyllet me sukses «Green Fest 5»

Për dy net me radhë, mijëra të rinj e familjarë morën pjesë në festivalin e muzikës GREEN gjatë vikendit në Mitrovicë.

Për dallim nga edicionet e kaluara, organizatorët e festivalit të muzikës GREEN, konstatojnë se ky edicion kanë shënuar ngritje në pjesëmarrje dhe cilësinë organizative, transmeton Koha.net.

Përveç aksioneve ambientaliste, të cilat u implementuan në kohë dhe me mjaft të arritura, festivalin e pasuruar edhe fushatat vetëdijësuse të ambientalistëve, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme të rajonit.

Artistë të rinj si: NS & Semi Automatic, Jutbina, Këpurdhat dhe DJ më i ri i këtij edicioni Art Ukqa, u pritën me mjaft entuziazëm nga të pranishmit. Ndërsa, Bojken Lako, Vedat Ademi, Zig zag Orchestra e Dren Abazi, bënë që audienca të festojë e kalojë net festive e me plot gjallëri. Një performancë të jashtëzakoshme për bashkëvendasit e saj e ofroi edhe Rona Nishliu Quartet, të cilës organizatorët i ndanë mirënjohje për meritat e saj në skenën muzikore.

«Green Fest 5» është organizuar nga «7arte» ndërsa është mbështetur nga programi i BE-së «Culture for all», Ambasada e Holandës si dhe Komuna e Mitrovicës.