Mbyllet kulla e Eiffelit për dyshime mbi sulme terroriste

Kulla e Eiffelit në Paris është mbyllur për të gjithë vizitorët sot për shkak të dyshimeve se një «terrorist është parë më çantë të madhe» afër atraksionit më të madh të Francës.

SPT_GCK_200312_Olympics 2012 feature,Paris, Picture Graham Chadwick. The Eiffel Tower Paris.



Policia anti-terror ka dalë në vend të ngjarjes rreth orës 9 të mëngjesit, pas këtyre dyshimeve, raporton Daily Mail.

«Është raportuar për një person që ka mbajtur një çantë të madhe me vete afër kullës», ka thënë një burim i policisë që ka ndihmuar në evakuimin e kullës, transmeton Koha.net.

Personi i paidentifikuar është parë një orë para se të hapet për vizitorët kulla Eiffel, ndërsa është larguar para se në vendin e ngjarjes të vinte policia dhe ende nuk është gjetur.

«Eiffel Tower» edhe më parë ka qenë shënjestër e sulmeve terroriste.