Mbreti „plak“ i sportit

Si 58-vjeçar që është, ka edhe shtatë vjet për të dalë në pension nga puna si gjykatës që bën. Nga sporti, moshatarët e tij ka 20 apo edhe 30 vjet që janë pensionuar, por jo edhe ai. Madje, nuk njeh konkurrencë. Është rekordmen në hedhje të diskut e gjyles. Për më keq nuk sheh asnjë rival që në garat dhe vitet e ardhshme mund ta rrëzojë nga froni.

Ky është Sejdi Blakaj nga Peja, atleti që po dominon skenën sportive tash e 30 vjet. Apo edhe më shumë.

Dominimi i tij në këtë moshë nuk është rezultat i përgatitjes që bën, sa është pasojë e rënies së madhe të atletikës, që ndryshe njihet edhe si „mbretëreshë e sporteve“.

Sejdi Blakaj tregon se me vëmendje ka shikuar kampionatin botëror që nga 22 deri më 30 gusht u mbajt në Pekin. Me vëmendje po i shikon edhe atletët e rinj të Kosovës. Por, ai nuk është i kënaqur me punën që po bëjnë.

„U mungon dëshira për punë dhe vullneti për të arritur suksese“, tregon Blakaj.
Gjykatësi pejan nuk do të xhelozonte po të rrëzohej nga froni. Por, nuk po sheh rival.

Ai mban rekordin për hedhje të gjyles tash e 29 vite, kurse të diskut tash e 28 vite. Hedhjen rekorde të gjyles e ka bërë në vitin 1986, në largësi prej 14.82 metrash, ndërkohë që hedhjen më të mirë të diskut e ka arritur më parë, më 1987, duke regjistruar rezultatin 42.60 metra.