Mbrëmje me Kastriot Tushën në Cyrih




Për disa orë, tenori Kastriot Tusha magjepsi një grup zonjash dhe zotërinjësh – zviceranë dhe shqiptarë – me repertorin e tij botëror dhe tradicional. Një mbrëmje për shtatë palë qefe.

Teksti dhe foto Kujtim SHABANI

Cyrih, 6 dhjetor 2014

E shtunë ora 19, afër stadiumit të Cyrihut një mal me njerëz. Aq shumë prej tyre flasin shqip! Aty pranë tenori Kastriot Tusha e sfidon ndeshjen e futbollit me performancën e tij në një mbrëmje gala. Ata që flasin shqip nuk janë tifozë të futbollit. Të tjerë që flasin gjermanisht dalin adhurues të këngës së Kastriot Tushës. «Swiss-Albanian Gala Night» e ka quajtur organizatori mbrëmjen.

Zonja dhe zotërinj

Burra dhe gra dynden në hyrjen e restauran Da Cone. Më shumë gra se burra. Bukuria nuk njeh stinë. Eleganca nuk njeh gjini. Organizatori nuk njeh status. Për të – të gjithë janë njëlloj. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, duhet ta shqiptojë mbiemrin germë për germë për ta verifikuar në listë një zonjë agjile në hyrje të sallës. Një hyrje VIP-ash nuk kishte. Në një farë mënyre të gjithë ishin të tillë! Ajo nuk e njeh as gazetarin e Tages Anzeiger, as kryemjekët e spitaleve të ndryshëm në Zvicër, as juristët, as…, as…!

Secili më elegant se tjetri. Burrat si gratë e tyre, të veshur me simbolika individuale, janë sistemuar në sallën e gjërë të mbushuar me tavolina me të bardha. Qëllimi i mbrëmjes asnjë tjetër, përveç prehje e shpirtit pas një viti të ngjeshur me punë në Zvicër. Rreth orës 21 jehon zëri i prezantueses. «Zonja dhe zotërinj…» – sikur nuk i ka shkuar kurrë më shumë auditorit kjo thirrje. Ajo e prezenton me zakonin e ezauruar të prezantimeve shqiptare: «të madhin – Kastriot Tusha». Në fillim shfaqet një film që prezenton Shqipërinë – bukuritë dhe potencialet e saja. Kënga shqiptare do vijë pas pak çastesh – live!

Si vendi, ashtu kuvendi

Mbrëmje për shtatë palë qefe! Meny me katër raunde. Ndëra nikoqiri i shërben mysafirët me makarona, një këngëtare surprizë e mbrëmjes i qëras ato me një kolazh këngësh italiane. Nganjëherë interferon një këngë anglisht. Aty këtu një shqip. Një çift i vetmuar luan me pasion një vals në shikimin e të gjithëve.

Gjersa mysafirët shijojnë lezetin e specialiteteve italiane, Kastriot Tusha vazhdon për nder të publikut të përzier me një repertor italisht, por edhe angisht e shqip. Gjithmonë e më shumë shqip. «Dikurë fillon e ngrihet adrenalina», do të thuhet ndoshta në reportazhin e një televizioni lokal nga Kosova me manir të raportimit shqip nëpër spektakle. Një televizion zviceran nuk ka. Ata ndjekin lojën e futbollit në stadium. Ndoshta prandaj opinioni zviceran shqiptarët i njeh si futbollistë… Po as mysafirët e mbrëmjes nuk njihen gjithaq mesvete. Pas çdo raundi të menysë dalin për një cigare, e bëhen dy-tri. Shkëmbim kartëvizitash në të gjitha grupet.

Ëmbëlsira në fund – është një konvencion universal. Mysafirët e braktisin sakaq tiramisunë. Kastriot Tusha i fton të gjithë në valle. Jo me fjalë, por me këngën e tij. Me gërnetë e me qemane. Ai e ka kapur shqip. Shqip-shqip! «Ani moj Shqypni mos thuj mbarova», lëshon Tusha një varg pa shoqërimin e orkestrit. Kujt i rrin zemra rehat në këtë çast? Këmbët shkojnë vet në valle. Nuk ka më as gazetar, as profesor, as kirurg… Secili konkuron tjetrin me mjeshtërinë e lëvizjeve. Ata që gjith vitit kanë hapur zemra pacientësh në qetësi, për një çast ‹hapin› zemrën e vet nën gjëmimin e këngës së shpirtit të tyre. Një i dehur me magjinë e këngës është shkëputur nga vargu; ai ia jep për qefin e tij me sy të mbyllur, sikur kënga është krijuar vetëm për merakun e tij sonte dhe nuk do këndohet më kurrë.

Jashtë valles kanë ngelur pothuaj vetëm ata që fotografojnë. Logu i saj ndrin nga ‹rrufetë› e aparateve. Ata e dokumentojnë një ngjarje me një sharm që do zejë një vend në arkivin e përjetimeve të vitit. Një ‹dhuratë› prej 100 frangash e Morina Parkett GmbH me miq.Për disa orë, tenori Kastriot Tusha magjepsi një grup zonjash dhe zotërinjësh – zviceranë dhe shqiptarë – me repertorin e tij botëror dhe tradicional. Një mbrëmje për shtatë palë qefe.

Teksti dhe foto Kujtim SHABANI

Cyrih, 6 dhjetor 2014

E shtunë ora 19, afër stadiumit të Cyrihut një mal me njerëz. Aq shumë prej tyre flasin shqip! Aty pranë tenori Kastriot Tusha e sfidon ndeshjen e futbollit me performancën e tij në një mbrëmje gala. Ata që flasin shqip nuk janë tifozë të futbollit. Të tjerë që flasin gjermanisht dalin adhurues të këngës së Kastriot Tushës. «Swiss-Albanian Gala Night» e ka quajtur organizatori mbrëmjen.

Zonja dhe zotërinj

Burra dhe gra dynden në hyrjen e restauran Da Cone. Më shumë gra se burra. Bukuria nuk njeh stinë. Eleganca nuk njeh gjini. Organizatori nuk njeh status. Për të – të gjithë janë njëlloj. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, duhet ta shqiptojë mbiemrin germë për germë për ta verifikuar në listë një zonjë agjile në hyrje të sallës. Një hyrje VIP-ash nuk kishte. Në një farë mënyre të gjithë ishin të tillë! Ajo nuk e njeh as gazetarin e Tages Anzeiger, as kryemjekët e spitaleve të ndryshëm në Zvicër, as juristët, as…, as…!

Secili më elegant se tjetri. Burrat si gratë e tyre, të veshur me simbolika individuale, janë sistemuar në sallën e gjërë të mbushuar me tavolina me të bardha. Qëllimi i mbrëmjes asnjë tjetër, përveç prehje e shpirtit pas një viti të ngjeshur me punë në Zvicër. Rreth orës 21 jehon zëri i prezantueses. «Zonja dhe zotërinj…» – sikur nuk i ka shkuar kurrë më shumë auditorit kjo thirrje. Ajo e prezenton me zakonin e ezauruar të prezantimeve shqiptare: «të madhin – Kastriot Tusha». Në fillim shfaqet një film që prezenton Shqipërinë – bukuritë dhe potencialet e saja. Kënga shqiptare do vijë pas pak çastesh – live!

Si vendi, ashtu kuvendi

Mbrëmje për shtatë palë qefe! Meny me katër raunde. Ndëra nikoqiri i shërben mysafirët me makarona, një këngëtare surprizë e mbrëmjes i qëras ato me një kolazh këngësh italiane. Nganjëherë interferon një këngë anglisht. Aty këtu një shqip. Një çift i vetmuar luan me pasion një vals në shikimin e të gjithëve.

Gjersa mysafirët shijojnë lezetin e specialiteteve italiane, Kastriot Tusha vazhdon për nder të publikut të përzier me një repertor italisht, por edhe angisht e shqip. Gjithmonë e më shumë shqip. «Dikurë fillon e ngrihet adrenalina», do të thuhet ndoshta në reportazhin e një televizioni lokal nga Kosova me manir të raportimit shqip nëpër spektakle. Një televizion zviceran nuk ka. Ata ndjekin lojën e futbollit në stadium. Ndoshta prandaj opinioni zviceran shqiptarët i njeh si futbollistë… Po as mysafirët e mbrëmjes nuk njihen gjithaq mesvete. Pas çdo raundi të menysë dalin për një cigare, e bëhen dy-tri. Shkëmbim kartëvizitash në të gjitha grupet.

Ëmbëlsira në fund – është një konvencion universal. Mysafirët e braktisin sakaq tiramisunë. Kastriot Tusha i fton të gjithë në valle. Jo me fjalë, por me këngën e tij. Me gërnetë e me qemane. Ai e ka kapur shqip. Shqip-shqip! «Ani moj Shqypni mos thuj mbarova», lëshon Tusha një varg pa shoqërimin e orkestrit. Kujt i rrin zemra rehat në këtë çast? Këmbët shkojnë vet në valle. Nuk ka më as gazetar, as profesor, as kirurg… Secili konkuron tjetrin me mjeshtërinë e lëvizjeve. Ata që gjith vitit kanë hapur zemra pacientësh në qetësi, për një çast ‹hapin› zemrën e vet nën gjëmimin e këngës së shpirtit të tyre. Një i dehur me magjinë e këngës është shkëputur nga vargu; ai ia jep për qefin e tij me sy të mbyllur, sikur kënga është krijuar vetëm për merakun e tij sonte dhe nuk do këndohet më kurrë.

Jashtë valles kanë ngelur pothuaj vetëm ata që fotografojnë. Logu i saj ndrin nga ‹rrufetë› e aparateve. Ata e dokumentojnë një ngjarje me një sharm që do zejë një vend në arkivin e përjetimeve të vitit. Një ‹dhuratë› prej 100 frangash e Morina Parkett GmbH me miq.