Mbrëmje e paharruar me «dialogplus»

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Qendra Mediale «dialogplus», me datë 21.11.2014, organizoi një mbrëmje kulturo artistike për miqtë dhe lexuesit e saj.




Cyrih, 21 nëntor 2014

E premtja e 21 nëntorit, do të mbahet në mend gjatë për shumë dashamirës të muzikës së mirëfilltë shqipe. Përpos shumë mërgimtarëve nga e gjithë Zvicra, e nga të gjitha trevat shqiptare, i pranishëm ishte edhe Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, konsulli i Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu dhe shumë veprimtarë të tjerë shqiptarë në Zvicër.

Ishte një mbrëmje kryesisht familjare, që për herë të parë e organizoi Qendra Mediale «dialogplus». Mbrëmja argëtuese dhe kulturore ishte e mbushur përplot me argëtim, për çka u përkujdes ansambli muzikor «Shkëndija» me qendër në Zagreb, që në repertorin e vet ka  mbi 250 këngë të mirëfillta shqipe. Mbrëmja filloi në orën 19:30, në «Let`s GO Disko» në Bülach. Këngë e valle  pafund, deri në orët e para të së shtunës. Një mbrëmje që nuk përshkruhet me fjalë, për të cilën më së miri flasin imazhet.

Me nota dhe me zemër
Me nota dhe me zemër
Mysafirët në vallëzim
Mysafirët në vallëzim
Dashnim Hebibi moderon mbrëmjen
Dashnim Hebibi moderon mbrëmjen
Një lojë me mysafirë
Një lojë me mysafirë
Një momnet pune në aheng, zv. editori i «dialogplus», Bekim Mustafi
Një momnet pune në festë: zv. editori i «dialogplus», Bekim Mustafi
Vallëzim dyshe
Vallëzim dyshe
Në element me klarinet
Në element me gërnet
Me gërnet dhe tupan
Me gërnet dhe tupan
Valle burrash
Valle burrash
Brez më brez
Brez më brez
Mysafirët të lumtur- nikoqiri i lumtur: Editori i «dialogplus», Arif Sulejmani
Mysafirët të lumtur – nikoqiri më i lumtur: Editori i «dialogplus», Arif Sulejmani me të birin, Liridonin
Ministri i diasporës, Ibrahim Makolli, i përshëndet mysafirët
Ministri i diasporës, Ibrahim Makolli, i përshëndet mysafirët
Njëri ndër mysafirët e mbrëmjes - Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu
Njëri ndër mysafirët e mbrëmjes – në mes – Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu
Dy fjalë nga Arnold Nussbaumer, një mik i shqiptarëve
Dy fjalë nga Arnold Nussbaumer, një mik i shqiptarëve
Edhe mjekët...
Aty ishin dhe mjekët…
Piktori Urim Berisha me bashkëshorten në një pozicion pitoresk
Piktori Urim Berisha me bashkëshorten në një pozicion pitoresk
Dialog midis gazetarësh, Rexhep Rifati me Zonjën
Dialog midis gazetarësh, Rexhep Rifati me Zonjën
Një prononcim nga ish-sekretari i FC Kosovës, Besim Rexhiqi
Një prononcim nga ish-sekretari i FC Kosovës, Besim Rexhiqi
Protagonistët e mbrëmjes, Redaksia dhe Orkestri
Protagonistët e mbrëmjes, Redaksia dhe Orkestri