Mbijetesa nga bërlloku

Naser B. po e kontrollonte një kontejner në afërsi të një prej kafeneve më të vizituara të Fushë-Kosovës. Në orët e mëngjesit të së mërkurës ai po kërkonte kanaçe, të cilat i shet nëpër depo për grumbullimin e mbeturinave të vlefshme. Djali i tij, rreth të pesëmbëdhjetave, qëndronte afër rimorkios së një motoçiklete.

Edhe pse ende ishte herët, ata kishin bërë gati një qese të madhe të zezë me kanaçe. Kishte edhe disa shishe të plastikës të shtypura për të zënë sa më pak vend në rimorkion e improvizuar.

“Sa më herët me dal, aq më mirë, sepse nuk jemi të vetmit që grumbullojmë lemenka e shishe të plastikës. Është bo konkurrencë e madhe edhe në këtë punë”, tregon Naseri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai thotë se është i papunë dhe mbledhja e mbeturinave është një rrugë për të mbajtur familjen.

“Sa me nxjerr një idare e mos me dal me lyp. Çdo ditë dalim me mbledh, por ndonjë herë ka më shumë e ndonjëherë më pak”, thotë ky mesoburrë. “Gjithë këto lemenka nuk i kam mbledhur vetëm sot, sepse siç po e shef është një sasi më e madhe. Kjo është mbledhur dje dhe sot nga unë dhe djali”.

Më të përfunduar grumbullimin e kanaçeve, Naseri thotë se i dërgon ato nëpër qendrat grumbulluese të bërllokut, përkatësisht metalit e bakrit.

“Nuk i dërgoj vetëm me një vend këto çka po i mbledhim, se po duhet me ndjek se kush po e ka çmimin më të lirë. Nganjëherë po na mashtrojnë se po na ulin çmimin se po thonë ka ra çmimi në botë e po duhet me u kthy me dergu të një deponi tjetër”, vazhdon rrëfimin Naseri. “Na ndodh që edhe kur të shkojmë te deponia tjetër me na dhanë çmim ma të ulët, po s’kem qa bëjmë”.