Mbi një udhëtim

Foto: Shutterstock



Hapim dyer,
mbyllim dyer,
pranë dyerve kalojmë.
Në fund të udhëtimit të vetëm
nuk do të ketë as qytet,
as port.

Treni del nga binarët,
anija fundoset,
avioni rrëzohet.
U kalamend në akull.
Po të kërkohej nga unë
të bëj apo jo këtë udhëtim
unë edhe njëherë do të shkoja.

Leningrad, 1958

Përktheu:
Enver Robelli