Mbi emërtimin emigrant




Përherë e kam quajtur të gabueshëm emrin që na e vunë neve: emigrantë.

Domethënë mërgimtarë. Por, ne nuk kemi mërguar me vullnet të lirë

Duke zgjedhur një vend tjetër. As nuk kemi mërguar

Në një vend për të qëndruar aty, ndoshta përgjithmonë.

Ne jemi arratisur. Të përndjekur jemi, të internuar.

Vendi që na pranoi nuk ishte atdhe, por ekzil do të jetë.

Rrimë të shqetësuar, mundësisht afër kufijve

Ditën e kthimit duke pritur, ndryshimin edhe më të vogël

Duke vëzhguar matanë kufirit, çdo ardhacak

Duke e pyetur menjëherë, asgjë nuk harrojmë dhe prej asgjëje dorë s’heqim

Po ashtu asgjë çfarë ka ndodhur nuk e falim, asgjë nuk e falim.

Ah, qetësia e ngushticës detare nuk na mashtron! Deri këtu

po i dëgjojmë klithmat

Nga kampet e tyre. Edhe vetë ne jemi

pothuaj pandehma të krimeve, që shpëtuam

Duke kaluar kufijtë. Secili prej nesh

Që me këpucë të shqyera nëpër turmë kalon

Është dëshmi e turpit, që vendin tonë njollos.

Por, askush prej nesh

Nuk do qëndroj këtu. Fjala e fundit

Ende nuk është thënë.

 

Bertolt Brecht

Përktheu: Enver RobelliPërherë e kam quajtur të gabueshëm emrin që na e vunë neve: emigrantë.

Domethënë mërgimtarë. Por, ne nuk kemi mërguar me vullnet të lirë

Duke zgjedhur një vend tjetër. As nuk kemi mërguar

Në një vend për të qëndruar aty, ndoshta përgjithmonë.

Ne jemi arratisur. Të përndjekur jemi, të internuar.

Vendi që na pranoi nuk ishte atdhe, por ekzil do të jetë.

Rrimë të shqetësuar, mundësisht afër kufijve

Ditën e kthimit duke pritur, ndryshimin edhe më të vogël

Duke vëzhguar matanë kufirit, çdo ardhacak

Duke e pyetur menjëherë, asgjë nuk harrojmë dhe prej asgjëje dorë s’heqim

Po ashtu asgjë çfarë ka ndodhur nuk e falim, asgjë nuk e falim.

Ah, qetësia e ngushticës detare nuk na mashtron! Deri këtu

po i dëgjojmë klithmat

Nga kampet e tyre. Edhe vetë ne jemi

pothuaj pandehma të krimeve, që shpëtuam

Duke kaluar kufijtë. Secili prej nesh

Që me këpucë të shqyera nëpër turmë kalon

Është dëshmi e turpit, që vendin tonë njollos.

Por, askush prej nesh

Nuk do qëndroj këtu. Fjala e fundit

Ende nuk është thënë.

 

Bertolt Brecht

Përktheu: Enver Robelli