Mbi 100 persona të vdekur në Sudan nga shpërthimi i cisternës së naftës

Të paktën 100 persona kanë vdekur në Sudanin Jugor, kur një turmë është përpjekur që të nxjerrë karburantin nga një kamion me cisternë nafte që kishte dalë jashtë rrugës.




Automjeti ishte duke shkuar në drejtim të kryeqytetit Juba kur kishte dalë nga rruga, transmeton Koha.net raportin e Mirror.

«85 njerëz janë konfirmuar të vdekur tashmë, duke i shtuar mbi 50 të tjerë që kanë pësuar lëndime të rënda. Ky ishte një aksident», ka thënë Ateny Wek Ateny, zyrtar i policisë për Reuters.

Shpërthimi ka ndodhur dje dhe deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në mbi 100 persona.