Mbanë lumit




Rridhni drejt detit të harrimit,
O vargje t’ëmbla dashurie!
Asnjë djalosh mos ju këndoftë
Dhe asnjë gojë vajzërie.

Ju folët vetëm për një vajzë,
Që sot po qesh me zjarrin tim.
Ju pata shkruar përmbi ujë,
Pra, shkoni n’ujë dhe n’harrim!

Johann Wolfgang von Goethe

E përktheu: Lasgush Poradeci

Rridhni drejt detit të harrimit,
O vargje t’ëmbla dashurie!
Asnjë djalosh mos ju këndoftë
Dhe asnjë gojë vajzërie.

Ju folët vetëm për një vajzë,
Që sot po qesh me zjarrin tim.
Ju pata shkruar përmbi ujë,
Pra, shkoni n’ujë dhe n’harrim!

Johann Wolfgang von Goethe

E përktheu: Lasgush Poradeci