Mbahet me sukses ushtrimi «Evakuimi i nxënësve…» në shkollën «Xhevdet Doda»

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, Komuna e Prishtinës, nën patronatin e Kryetarit Shpend Ahmeti, këtë ditë e shënoi me organizimin e një ushtrimi praktik në Gjimnazin «Xhevdet Doda» në Prishtinë me temën: «Evakuimi i nxënësve, personelit dhe dokumentacionit nga objekti shkollor».




«Ushtrimi u realizua dje me sukses dhe në të asistuan edhe Brigada Profesionale e Zjarrëfikësve, Qendra Komunale e Mjekësisë Urgjente, Kryqi i Kuq Komunal, UNDP, OSBE, Policia e Kosovës, FSK dhe KFOR-i», thuhet në një njoftim të shkurtër për media të Komunës së Prishtinës, transmeton Koha.net.