Mbahet kuvendi i dytë i specialistëve shqiptarë të financave në Zvicër

Zhvillohet kuvendi i dytë i asociacionit së kuadrove shqiptarë në sistemin financiar të Zvicrës. Bëhet një bilanc i aktiviteteve kryesore të vitit të kaluar dhe zgjidhet kryesia e re.




Me 28 mars 2017 është mbajtur kuvendi i dytë i rregullt i anëtarësisë së Swiss Albanian Finance Association (SAFA). Një ndër pikat takimit ishte edhe zgjedhja e kryesisë së re të shoqatës së këtyre kuadrove shqiptarë në Zvicër. Dhe kryesia e re e SAFA-s janë: Albert Muhadri, Fitore Salahi, Amir Biqkaj, Getoar Vejseli, Rilind Meta.

Në kuvendin e fundit është bërë edhe një bilanc i aktiviteteve të vitit të kaluar të shoqatës, ku spikatin:

  1. Workshop me shoqatën e studentëve shqiptarë në Universitetin e Cyrihut, «Studenti»
  2. Pjesëmarrja e SAFA-s në samitin «Macedonia2025», si e vetmja shoqatë shqiptare. Kjo pjesëmarrje është pritur shumë mirë nga organizatorët e këtij samiti, i cili organizohet nga një organizatë joqeveritare në Maqedoni dhe ka përkrahje nga dhjetëra kompani të mëdha botërore, si dhe nga organizata të shumta.
  3. Bashkëpunim me Global Albanian Foundation (GAF) si dhe Germin (projekt i KosovoDiaspora.org)
  4. Vazhdim i takimeve SAFA AWD (SAFA After Work Drinks) sie dhe organizime të ndryshme për anëtarët dhe miqt e SAFA-a.