Matoshi: Thaçi frikacak, s’guxon ta quajë «Kombëtare» ekipin e Kosovës

Analisti Halil Matoshi ka reaguar ndaj asaj që zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur ‘përfaqësuese’ ekipin e Kosovës, e jo «Kombëtare».




Matoshi thotë se Thaçi po ndjehet i turpëruar me këtë fakt, ndërsa të njëjtin e quan edhe «frikacak në politikë».

Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

«Zoti Hashim Thaçi, pse tana kombet kanë kombëtare në futboll dhe pjesëtarët e njatij shteti-komb nuk turpnohen me e emnue kombëtaren e vet e me u krenue me te;»

«Në krejt boten (anëtarë të Organizate së Kombeve të Bashkueme – OKB!!!) shtetet sovrane janë dhe kombe sovrane dhe kanë kombëtaren e vet; vetëm ti nuk e konsideron shtetin që të paguan nga taksat e qytetarëve – shtet kombëtar – dhe ekipi «yt» na qenka simas teje, përfaqësuese!?»

«Kush ta ka mësu këtë fjalë more burrë i dheut!»

«Ti je thjesht një frikacak në politikë!»