Masovikisht kundër taksës së televizionit dhe radios




Ndërmarrjet janë të detyruara që të paguajnë taksë për televizion dhe radio. Bashkimi profesional i tyre refuzon.

100’000 nënshkrime janë mbdhledhur kundër Ligjit për Radiofuzion në Zvicër. Ata kundërshtojnë detyrimin që të gjitha ndërmarrjet në të ardhmen të paguajnë taksën e radios dhe televizionit. Le ta vendosë populli, insistojnë ata. Kështu njoftonte dje Tages Anzeiger duke u thirrur në një lajm të Agjencisë Zvicerane të Lajmeve – sda.

Ligji i ri për radion dhe televizionin është sjellë në vjeshtën e kaluar. Sipas tij, taksa është e detyruar në rast të një qarkullimi mbi 500’000 franga në vit, pa konsideruar faktin nëse ndërmarrja ka një aparat trasmetues, apo jo.

Drejtori i bashkimit të sipërmarrëve këtë taksë e konsideron të padrejtë. Momentalisht një ndërmarje i përgjigjet këtij deytrimi nëse ajo vërtet e përdor radion ose televizorin. Kjo taksë, sipas Hans-Ulrich Bigler, e ngarkon ekonominë për 200 milionë franga të tjera, e transmeton media atë.

Ky parim vlenë edhe për amëvisëritë, pavarësisht nëse kanë apo jo radio. Sipas Bigler kjo taksë është një tatim për të cilin qyetarët duhet të mund të shprehen me votën e tyre. Bigler nuk i beson argumentimit të qeverisë se me implementimin e këtij ligji do të përfundonte akcesi në të zezë në programin e radios dhe televizionit dhe se me përfshirjen e ndërmarrjeve do të ulej taksa e Billag prej 462 frangave për amëvisëritë.

Duke qenë se emisionet e radiove dhe televizioneve mund të ndiqen edhe në mediat e reja, si kompjuteri, tableti dhe smartfonët, ligji i ri parasheh që edhe stacionet private të radiove dhe televizioneve të vjelin të ardhura nga taksa për radion dhe televizionin.

Mbledhësit e nënshkrimeve për një iniciativë qytetare kundër revizionit të ligjit për radiofuzion janë për heqjen e taksave të radios dhe televizionit fare. Sipas të gjitha gjasave referndumi për këtë çështje do të mbahet me 14 qershor. / ksNdërmarrjet janë të detyruara që të paguajnë taksë për televizion dhe radio. Bashkimi profesional i tyre refuzon.

100’000 nënshkrime janë mbdhledhur kundër Ligjit për Radiofuzion në Zvicër. Ata kundërshtojnë detyrimin që të gjitha ndërmarrjet në të ardhmen të paguajnë taksën e radios dhe televizionit. Le ta vendosë populli, insistojnë ata. Kështu njoftonte dje Tages Anzeiger duke u thirrur në një lajm të Agjencisë Zvicerane të Lajmeve – sda.

Ligji i ri për radion dhe televizionin është sjellë në vjeshtën e kaluar. Sipas tij, taksa është e detyruar në rast të një qarkullimi mbi 500’000 franga në vit, pa konsideruar faktin nëse ndërmarrja ka një aparat trasmetues, apo jo.

Drejtori i bashkimit të sipërmarrëve këtë taksë e konsideron të padrejtë. Momentalisht një ndërmarje i përgjigjet këtij deytrimi nëse ajo vërtet e përdor radion ose televizorin. Kjo taksë, sipas Hans-Ulrich Bigler, e ngarkon ekonominë për 200 milionë franga të tjera, e transmeton media atë.

Ky parim vlenë edhe për amëvisëritë, pavarësisht nëse kanë apo jo radio. Sipas Bigler kjo taksë është një tatim për të cilin qyetarët duhet të mund të shprehen me votën e tyre. Bigler nuk i beson argumentimit të qeverisë se me implementimin e këtij ligji do të përfundonte akcesi në të zezë në programin e radios dhe televizionit dhe se me përfshirjen e ndërmarrjeve do të ulej taksa e Billag prej 462 frangave për amëvisëritë.

Duke qenë se emisionet e radiove dhe televizioneve mund të ndiqen edhe në mediat e reja, si kompjuteri, tableti dhe smartfonët, ligji i ri parasheh që edhe stacionet private të radiove dhe televizioneve të vjelin të ardhura nga taksa për radion dhe televizionin.

Mbledhësit e nënshkrimeve për një iniciativë qytetare kundër revizionit të ligjit për radiofuzion janë për heqjen e taksave të radios dhe televizionit fare. Sipas të gjitha gjasave referndumi për këtë çështje do të mbahet me 14 qershor. / ks