Mashtrimi i madh i «Volkswagenit»

Koncerni i madh gjerman, «Volkswagen», u «instalua» në mediet botërore ditëve të fundit për shkak se është kapur duke mashtruar për standardet e emetimit të gazrave nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Worker shows the cover for a TDI diesel Volkswagen engine in this photo illustration of second-hand car parts in Jelah, Bosnia and Herzegovina, September 26, 2015. The EU could introduce tougher car emissions tests in the wake of the Volkswagen rigging scandal, senior European officials said. The German carmaker named company veteran Matthias Mueller as its new chief executive on Friday in an attempt to get to grips with a crisis that its chairman described as "a moral and political disaster". REUTERS/Dado Ruvic



«Volkswagenit» i është gjetur një algoritëm në sistem që mundëson manipulimin e testeve të emetimeve duke i bërë automobilat më të pastër sesa që janë në të vërtetë, shkruan sot «Koha Ditore».

Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit në ShBA (EPA) ka gjetur se motorët katërcilindërsh dizel të krijuar nga gjiganti gjerman kishin një pajisje që detektonte se kur automobili ishte në testim dhe merrte masat e nevojshme për të dhënë rezultate shumë më të mira sesa ato që mund të arriheshin nga motori normalisht.

Rezultati përfundimtar i përshtatej limitit strikt të vendosur nga autoritetet amerikane, teksa ishte nën kushtet laboratorike, por kur pajisja «mashtruese» dilte nga sistemi, EPA thotë se motorët dizel lëshojnë oksidet e azotit (NOx) deri në 40 herë më shumë se limit ligjor.

Limiti për emetimin e këtyre oksideve në Evropë është më pak i rreptë në krahasim me standardet në Amerikë.

Gjithashtu në numrin e sotëm të «Kohës Ditore» mund të lexoni edhe: Motori EA 189 – i prekur nga skandali; Shefat e VW-së në presion për largim; Turpi për Gjermaninë dhe ndikimi ekonomik; Kam VW, çfarë duhet të bëj?; A duhet të mendoj sërish për ta blerë një VW; Cilët prodhues janë të përfshirë e cilët jo; Çfarë do të thotë kjo për modelet VW dhe dizel të së ardhmes; Çfarë do të ndodhë me testet për emetimin e gazrave në të ardhmen; Si ka rrjedhur kriza e «Volkswagenit».