MASHT-i synon krijim të kushteve elementare dhe digjitalizim të shkollave njëkohësisht

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, e ka cilësuar si «Epokë të re» për arsimin dhe shkollën kosovare mësimin online, projekti i të cilit është promovuar të martën.




Ai ka thënë se mësimin online do ta shfrytëzojnë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës përmes portalit “E-Edukimi” dhe se me këtë projekt Kosova rangohet si shtet që ofron mundësi të barabarta për qytetarët e vet në këtë aspekt të fushës së arsimit, njësoj sikurse edhe vendet më të zhvilluara të botës, shkruan sot «Koha Ditore».

Ky projekt promovohet derisa arsimi në Kosovë përballet me mungesa të infrastrukturës elementare në shumë shkolla. Jo më larg se në këtë vit shkollor së paku 12 prej tyre nuk kanë mundur të fillonin me kohë (më 1 shtator) vitin e ri shkollor, për shkak të mungesës së kushteve në objektet shkollore.