MASHT-i hesht rreth postit të Basri Mujës, Zhushin pritet ta zëvendësojë së shpejti

Agjencia e Akreditimit tashmë është duke funksionuar pa drejtor dhe me Bord të pakompletuar e pa kryesues.




Ferdije Zhushi shumë shpejt do të zëvendësohet me një tjetër emër, si kryesues i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës (AKA), shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pritet të ndodhë javën e ardhshme, me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit. Pas kompletimit të tij, anëtarët do të zgjedhin me vota edhe kryesuesin, post ky që deri para pak ditësh e mbajti Ferdije Zhushi.

Ministria e Arsimit ka konfirmuar për «Kohën Ditore» se në një afat optimal, brenda muajit, do të plotësohen dy vendet vakante në këtë Bord.

Por, MASHT-i nuk ka dhënë përgjigje se si do të veprohet me postin që ka mbajtur ish-drejtori i Agjencisë së Akredimit, Basri Muja.