MASHT-i e vonon buxhetin për objektin e ri të Shkollës Ekonomike Ferizaj




Ferizaj, 2 shtator- Sipas zyrtarëve të arsimit të Ferizajt, edhe përkundër premtimeve të shumta nga MASHT-i, edhe këtë vit shkollor, nxënësit e shkollës së mesme ekonomike «Faik Konica», do ta zhvillojnë mësimin në objektin e vjetër.

 

MASHT-i është vonuar në sigurimin e fondeve shtesë për përfundimin e këtij objekti, shkruan sot «Koha Ditore».

«Kjo është në kompetencë të MASHT-it, ne kemi pasur disa takime, e kemi pasur edhe ministrin e Arsimit në vizitë. Edhe ai ka premtuar se shkolla do të jetë e gatshme më 1 shtator. Për shkak të vonesave të rishikimit të buxhetit, nuk ka mund të bëhet alokimi i mjeteve te operatori ekonomik në mënyrë që shkolla të përfundojë. Edhe pse nuk kanë mbetur shumë punë të mëdha nuk kemi mundur që nxënësit t’i transferojmë në këtë objekt», ka thënë Muhamet Halili, drejtor i Arsimit. Sipas tij, regjistrimi në klasat e dhjeta ka mbaruar me përjashtim të shkollës së mesme për agrobiznes dhe teknologji.

«Vende të lira ka vetëm në shkollën e mesme për agrobiznes dhe teknologji, ndërsa në të gjitha shkollat tjera kuotat e regjistrimit janë plotësuar. Sivjet interesimi për shkollat profesionale ka qenë më i lartë. Masat stimuluese të komunës për drejtimet e këtyre shkollave kanë dhënë sukses», ka thënë drejtori Halili.Ferizaj, 2 shtator- Sipas zyrtarëve të arsimit të Ferizajt, edhe përkundër premtimeve të shumta nga MASHT-i, edhe këtë vit shkollor, nxënësit e shkollës së mesme ekonomike «Faik Konica», do ta zhvillojnë mësimin në objektin e vjetër.

 

MASHT-i është vonuar në sigurimin e fondeve shtesë për përfundimin e këtij objekti, shkruan sot «Koha Ditore».

«Kjo është në kompetencë të MASHT-it, ne kemi pasur disa takime, e kemi pasur edhe ministrin e Arsimit në vizitë. Edhe ai ka premtuar se shkolla do të jetë e gatshme më 1 shtator. Për shkak të vonesave të rishikimit të buxhetit, nuk ka mund të bëhet alokimi i mjeteve te operatori ekonomik në mënyrë që shkolla të përfundojë. Edhe pse nuk kanë mbetur shumë punë të mëdha nuk kemi mundur që nxënësit t’i transferojmë në këtë objekt», ka thënë Muhamet Halili, drejtor i Arsimit. Sipas tij, regjistrimi në klasat e dhjeta ka mbaruar me përjashtim të shkollës së mesme për agrobiznes dhe teknologji.

«Vende të lira ka vetëm në shkollën e mesme për agrobiznes dhe teknologji, ndërsa në të gjitha shkollat tjera kuotat e regjistrimit janë plotësuar. Sivjet interesimi për shkollat profesionale ka qenë më i lartë. Masat stimuluese të komunës për drejtimet e këtyre shkollave kanë dhënë sukses», ka thënë drejtori Halili.