Marshet e 1 Mait

Marshet e 1 Majit të këtij viti do të kenë dy ndalime: Një në Helvetiaplatz dhe tjetri në Lagerstrasse, njofton Tages Anzeiger.

Marshet e lidhur me festat e Ditës së Punës në Cyrih tradicionalisht konceptohen nga Unioni Kantonal i Sindikatave dhe nga Komiteti i 1 Majit. I pari organizon marshin, i dyti merret me festën.

Këtë vit Komiteti del i pari. Ai do të mblidhet në ora 9 në Helvetiaplatz me muzikë, kafe dhe kroasonë, ku oratorë të ndryshëm do të mbajnë fjalime përshëndetëse. Pastaj ata do të marshojnë kah Lagerstrasse, ku në ora 10 do të mblidhet Unioni Sindikal.

Zëdhënësi i Komitetit të 1 Majit, Luca Maggi, ndarjen në dy pika e arsyeton me atë që gryka e rrugës Lagerstrasse nuk përshtatet si vendmbledhje për muzikë, kafe, kroasanë. Në anën tjetër, Bulevardi i Europës – Europaallee – aty pranë është një projekt i padëshirueshëm dhe sindikalistët dëshirojnë të japin një mesazh kundër tij.

Unioni Sindikal është i habitur që Komiteti i 1 Majit i largohet konceptit të dëshmuar me një pikënisje të përbashkët. Por, për sa i përket festimit të 1 Majit nuk ka kundërshi, ka thënë për medien një eksponent i Unionit Kantonal të Sindikatave. Me nisjen nga Lagerstrasse dëshirohet të vihet në spikamë marshi nga Qarku 4, kjo është konform një koncepti për një Ditë të Punëtorëve paqësore.

Itinerari i marshit të përbashkët të Sindikatave dhe Komitetit të 1 Majit do të jetë: Lagerstrasse-Löwenplatz-Bahnhofstrasse-Uraniabrücke-Limmatquai-Bellevue-Sechseläutenplatz. Aty oratori kryesor që do të flasë është kryetari i Sindikatës së Personelit të Trafikut, Giorgio Tuti. Ai do të pledojë për Tatimin e Trashëgimisë.

Nga Komiteti i 1 Majit do të flasë Salih Muslim, Bashkë-President i Partisë kurdo-siriane të Unionit Demokratik mbi luftën e shokëve të tij në Siri. Manifesti «¡No Parasan»! fillon në ora 12 në Arealin e Kazermës (Kasernenareal) në Qarkun 4. / ks

Foto: Kujtim SHABANI