«Marrëveshjet e Brukselit janë shumë të dobishme për serbë e Serbinë»




Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq thotë se AKS është instrument i mbrojtjes dhe i përparimit të bashkësisë serbe në Kosovë.

 

Për këtë arsye, shton ai, është vështirtë të kuptohet rezistenca e me të cilën opinioni publik shqiptar në Kosovë e pranon këtë ide, sepse AKS nuk rrezikon askënd pos politikanët shqiptarë të cilët programin e vet bazojnë në konceptet shoviniste.

Sipas Gjuriqit formimi i AKS-së është proces i pakthyeshëm. Duket se bashkësia ndërkombëtare si garanci e zbatimit të marrëveshjes nuk është më e disponuar që nga Prishtinë të dëgjojë justifikime të ndryshme për rëndimin e normalizimit.

Kjo jep shpresë se AKS do të formohet shpejt, ka thënë Gjuriq, transmeton Novosti, përcjell Koha.net.

Duke folur se çfarë do të sjellin marrëveshjet për elektroenergjetikë dhe telekomunikacion për serbët, ai ka thënë se këto marrëveshje kanë të bëjnë me normalizimin e rëndësishëm të disa segmenteve të jetës së serbëve në Kosovë. Serbët me to kanë fituar mjaft dhe në këtë kuptim ato janë fitore e kryeministrit dhe e ekipit negociues si dhe e gjithë popullit serb. Nga ana tjerët, ka vazhduar Gjuriq, nuk mendoj se shqiptarët kanë humbur ndonjë gjë. Me rëndësi, sipas Gjuriqit, është se me sukses e ndaluar rrëmbimin mëtejmë të pasurisë së Kosovës.