Maqedonia zvarrit hapjen e pikëkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq

Rruga që çon deri në kufirin mes Bellanocit dhe Stançiqit është ende duke u ndërtuar dhe pritet të asfaltohet në vitin 2016. Ndërtimi i pikës kufitare në Bellanoc-Stançiq, e cila do të lehtësonte udhëtimin nga rajoni i Anamoravës në Kosovë në trevën e Kumanovës dhe anasjelltas, as që ka filluar – ndonëse hapja e kufirit ishte premtuar shpeshherë gjatë fushatave elektorale. Maqedonia po zvarrit edhe marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftime. Nuk janë mbajtur ende as mbledhjet e paralajmëruara të përbashkëta të qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës.

Nga Arben ZEQIRI

Shkup, 17 korrik

Maqedonia është mjaft e pranishme në tregun kosovar. Ndërmarrje të shumta të këtij vendi vazhdimisht përpiqen të plasojnë sa më shumë prodhime në dyqanet dhe qendrat tregtare të Kosovës. Por shteti maqedonas vazhdimisht zvarrit lehtësimin e udhëtimeve mes Maqedonisë dhe Kosovës nëpërmjet pikav të reja kufitare. Pikëkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq, i cili do të lidhte Kumanovën me Gjilanin, nuk është ndërtuar ende dhe ka gjasa të mos hapet as në vitin 2016. Kjo duket nga tempoja e punimeve që zhvillohen në rrugën Opajë-Bellanoc dhe deri në kufi me Stançiqin. Punimet në rrugë filluan në fund të vitit 2015. Aktualisht ato janë në fazën e tamponimit. Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, thotë se asfaltimi pritet të bëhet vitin e ardhshëm, por askush nuk mund të saktësojë nëse do të përfundojë plotësisht brenda vitit 2016.

«Aktualisht bëhet tamponimi i rrugës. Punimet po shkojnë me tempo të kënaqshme dhe shpresojmë që do të arrijmë me kohë. Duhet të kemi parasyshë pozitën gjeografike. Bëhet fjalë për një pjesë të mirë që kalon nëpër rajon malor. Në vitin 2016 do të fillojë të bëhet asfaltimi i rrugës. Kjo është ajo që na takon neve, pastaj Qeverisë i mbetet objekti i pikës kufitare dhe hapja e kufirit», thotë Duraku.

Objekti i i pikës kufitare do të jetë i përbashkët dhe do të ndërtohet me mjetet e siguruara nga Bashkimi Europian në kuadër të programit përkatës të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar. Objekti do të fillojë të ndërtohet pas përfundimit të asfaltimit të rrugës, por për asnjërën prej këtyre punëve nuk dihet ndonjë afat përfundimtar. Shpresat e banorëve lokalë tani janë shumë të vogla për hapjen e shpejtë të pikëkalimit. Pesimizmin e tyre ata e mbështesin në zvarritjen e kahmotshme të punimeve dhe premtimet e përsëritura, por të parealizuara nga ana e zyrtarëve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë.

Ndërtimin e rrugës deri në kufi me Kosovën dhe hapjen e pikës kufitare e kanë premtuar në zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2014 deputetët Ermira Mehmeti dhe Rexhail Ismaili bashkë me kryetarin e komunës së Likovës, Sadulla Duraku. Zotime të ngjashme dy herë pati dhënë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. «Në këtë mandat do të realizojmë vepra konkrete dhe infrastrukturore, që do ta përmirësojnë njdjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar kushte më të mira ekonomike dhe lidhshmëri të avancuara me rajonin, siç është hapja e vendkalimeve kufitare Bellanoc-Stançiq, Llojan-Miratoc», kishte thënë Ahmeti në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2011.

Për të qenë edhe më bindës Ahmeti atëbotë kishte deklaruar edhe në Kumanovë se fjalët e tij nuk janë boshe dhe se projekti do të realizohej. «Programi i BDI nuk është program vetëm teorik, nuk është program vetëm politik dhe propagandistik. Është program i jetësueshëm dhe materializueshëm. Ai program nuk mbetet vetëm fjalë boshe», tha Ahmeti atëbotë.

Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq nuk është projekti i vetëm që zvarritet. Republika e Maqedonisë tani e disa vite ka nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë dhe Serbinë që qytetarët e këtyre vendeve të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime. Fillimisht mosnënshkrimi i një marrëveshje të tillë që do të lejonte udhëtimin me letërnjoftim edhe në relacionin Maqedoni-Kosovë u arsyetua me faktin se shtetasit kosovarë nuk janë të pajisur me dokumente biometrike. Ndërkohë shumë qytetarë të Kosovës janë pajisur me dokumente biometrike, por ata në Maqedoni ende nuk mund të hyjnë me letërnjoftim.

Vendimi për qarkullimin me letërnjoftim pritej të jetësohet gjatë mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës. Kjo mbledhje poashtu zvarritet nga viti i kaluar. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski gjatë takimit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, ka premtuar se në gjysmën e parë të këtij viti do të mbahet mbledhja e dy Qeverive. Në gjashtëmujorin e parë u tha se do të fillonte edhe qarkullimi me letërnjoftime. Takimi mes Popovskit dhe Thaçit ishte mbajtur në janar. Shtatë muaj pas këtyre premtimeve ende nuk është realizuar asgjë.

Zyrtarisht askush nuk është i gatshëm të flasë për këtë çështje, por burime brenda Qeverisë së Shkupit kanë thënë për «dialogplus» se mbajtja e mbledhjes së qeverive dhe qarkullimi i qytetarëve me letërnjoftime nuk do të jetësohet aq shpejt për shkak të zhvillimeve në Maqedoni. Këto burime theksojnë se është e mundshme që hyrja e kosovarëve me letërnjoftime në Maqedoni të shtyhet deri në krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016.

«Kriza politike ka shtyrë shumë projekte dhe plane të Qeverisë. Nuk dihet nëse Qeveria aktuale, e cila do të ketë më shumë karakter teknik, do të mund të mbajë mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës. Për pasojë nuk dihet edhe nëse kalimi i kufirit me letërnjoftime do të zë vend në agjendën tepër të ngjeshur. Kuvendi dhe Qeveria tani janë përqëndruar në procesin e reformave dhe marëveshjen e fundit politike», tha një zyrtarë i lartë i Qeverisë së Shkupit.

Të gjitha këto zvarritje po ndodhin në një kohë kur Republika e Kosovës është treg shumë i preferuar nga ndërmarrjet maqedonase. Ky vend më së shumti artikuj eksporton në Kosovë. Suficiti tregtar mes Maqedonisë dhe Kosovës është i pashembullt: të dhënat statistikore flasin për dallime mbi dhjetëfish në favor të Maqedonisë. Sipas Agjencionit Kosovar të Biznesit vetëm brenda periudhës nga viti 2010 deri në gjashtëmuajshin e parë të vitit 2013, Maqedonia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej 1 miliard e 52 milionë euro. Ndërkohë që Kosova ka dërguar në Maqedoni produkte në vlerën e 73.7 milionë euro.

Viti 2013 do të mbahet mend për embargon tregtare mes dy vendeve. Humbjet e bizneseve në të dy vendet, bllokimi i rrugëve kufitare në Maqedoni dhe më pas bllokimi i prodhimeve maqedonase nga ana e autoriteteve të Kosovës ka kushtuar miliona euro. Më parë presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov nuk e ftoi presidenten e Kosovës në konferencën e vendeve të rajonit në Ohër në viitn 2013. Për shkak të kësaj sjelljeje të palës maqedonase konferencën e bojkotuan edhe presidentë të tjerë dhe gjithçka dështoi. Ivanov në mandatin e tij të parë pesëvjeçar dhe më gjatë mandatit të dytë që e mori vitin e kaluar nuk e ka vizituar Kosovën, duke pamundësuar kështu edhe vizitën zyrtare të presidentes Jahjaga në Maqedoni. Ivanov ka qenë vetëm në Prizren gjatë një konference rajonale, por kjo llogaritet vizitë pune dhe jo zyrtare. As kryeministri Nikolla Gruevski nuk e ka vizituar zyrtarisht si kryeministër Kosovën që nga pavarësia e këtij shteti.

Përveç eksportit të mallrave në Kosovë, Maqedonia besohet të ketë fitime të majme edhe nga pacientët kosovarë të cilët vijnë në numër të madh për shërim në spitalet private dhe ato shtetërore në Shkup. Të gjitha kontrollet dhe ndërhyrjet kryhen me tarifa të larta. Nuk ka një shifër të saktë për peshën e këtij biznesi shëndetësor, por jozyrtarisht ekspertët vlerësojnë se fitimet e spitaleve në Maqedoni kanë arritur në dhjëra milionë euro. Nga kjo copë e tortës përfiton edhe shteti maqedonas përmes taksave.

Foto: Besnik EMINI