Maqedonia ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë

I them një konservatori në Maqedoni: «Shiko: ju i keni fituar nëntë palë zgjedhje me radhë. Ju po ia merrni të majtës ajkën. Qysh mund të jetë Sorosi kaq me ndikim? Është e qartë se ai po shpenzon paratë e tij kot». Konservatori ma jep përgjigjen më interesante: «Këto janë vitet tona të Reaganit. Neve përnjëmend po na ec mirë në të gjitha drejtimet. Por e majta po hedh farat gjithkah. Ata i sheh gjithkund: në klasa mësimore, dhoma lajmesh, nëse doni emra. Kështu qysh kanë nisur, e ardhmja do të jetë e tyre. Dhe përparimin tonë demokratik do ta pijë sorra». Pjesa e dytë e reportazhit nga Maqedonia e «National Online Review».

Nga Jay NORDLINGER*

U takova në Shkup me Viktor Mizon, që është në krye të agjencisë për sjellje të investimeve të huaja në Maqedoni. Një mik i përbashkët e përshkruan Mizon si «Jack Kemp i Maqedonisë», për shkak të punës së tij të madhe për zonat e lira ekonomike. Mizo më duket prej natyre si të ishte amerikan. I kërkoj të më flas pak për veten.

Kur ishte në shkollë të lartë (nëse e mbaj mend saktë), doli i dyti në garën e fizikës në nivel të gjithë Jugosllavisë. Ishte dërguar në Institutin e Teknologjisë Rochester në New York. Pastaj vazhdoi në Harvard, ku diplomoi në shkallën e tretë. Është maqedonasi i parë që ka kryer magjistraturë në Harvard. Kemi edhe një tjetër mik të përbashkët, meqë ra fjala: Heidi Cruz, gruaje e Tedit. Ajo dhe Mizo ishin shokë klase. I rrëfej Mizos me dashamirësi të madhe: po të bëhej ai biznesmeni më i madh në botë, asgjë nuk do të më befasonte më shumë se zotësitë e tij fillestare në fizikë. I them: «A iu shkon mendja ndonjëherë për fizikën, a ju bën vaki të mos ju zë gjumi duke menduar për të?» Oh, po, thekson. Madje shpeshherë. Sa do të kisha dëshirë e njëjta punë më të bënte vaki edhe mua…

Maqedonia ka dy parti të mëdha politike. Ato njihen më shumë prej inicialeve të tyre. Partia në pushtet është ajo e konservatorëve, VMRO-DPMNE (që shkurt njihet si VMRO). Tjetra është partia postkomuniste, e njohur si LSDM. Ata preferojnë të njihen më shumë si socialdemokratë. Më shumë për këtë punë do t’ju flasim pas pak. VMRO-ja e mban veten si parti reformatore dhe liberale. Ata i kanë dhënë fort zor të krijojnë zonat e lira ekonomike dhe dërgimin e internetit edhe në fshatrat më të thella. Ata gjithashtu përkrahin politikat me taksat më të ulëta në Evropë. Taksa e sheshtë është prej dhjetë për qind për individët dhe korporatat. Nëse korporata i investon fitimet, taksat ulen në zero. Për më tepër, VRMO-ja është parti konservatore edhe në aspektin social, e interesuar për vlerat e familjes, shkollimit tradicional dhe kështu me radhë.

E majta – afërmendsh – e cilëson VRMO-në si autoritare dhe më shumë se autoritare.

Por çka është puna e LSDM-së, «postkomunistëve»? Në Evropën Lindore, ju njëmend duhet ta vini në dyshim se çfarë në të vërtetë janë këta postkomunistët. Diçka që nuk shkon mund të nuhatet. Mund të merret vesh puna e njëfarë simbolike. Anëtarët e LSDM-së e quajnë njëri-tjetrin «shok», dhe flamuri i tyre përfshin yllin dhe grushtin e mbledhur. Aiiiii…

A mos janë këta djem në zemër komunistë? Ata me gjasë më shumë janë oportunistë, të interesuar për pushtet, kontroll dhe privilegje. (Pse jo?) Një konservator më thotë: «Askush në të vërtetë nuk i ka besuar komunizmit që nga vitet gjashtëdhjetë». Konservatorët kanë një emër për anëtarët e LSDM-së, ama shprehje e ashpër a: komunjari. Mund të përkthehet me vrazhdësi si «komunistoidë». Fjala sugjeron se këta janë gjysmëkomunistë që flasin për ideale sociale dhe se thjesht duan të marrin pushtetin. Konservatorët gjithashtu thonë se LSDM-ja ka më shumë mundësi të ndihet jugosllave sesa maqedonase.

VMRO-ja gëzon një përparësi të madhe në kuvend: 61 me 31 vota. LSDM-ja bojkoton kuvendin prej zgjedhjeve të prillit të vitit të kaluar, duke pretenduar se VMRO-ja ka vjedhur votat. Konservatorët thonë se këta bojkotues janë thjesht humbës fëminor që nuk janë mësuar të mbesin jashtë pushtetit.

Përshtypja ime është se kjo kritikë është me vend.

Brenda secilës parti ka kampe e variacione të ndryshme. VMRO-ja përfshin në gjirin e vet edhe politikanë që adhurojnë stilin e Reaganit, konservatorë që duan stilin amerikan të qeverisjes. Ata duket se kanë njohuri të mëdha për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një politikan më pyet mua prej nga jam. I them se jetoj në New York porse jam rritur në Ann Arbor, Michigan. Me një çehre shokuese ai thotë: «Është në Bashkimin Sovjetik!» (Ann Arbor është qytet universitar.) Derisa unë shkrihem së qeshuri, ai shton: «Ose në pjesën veriore të Havanës. Havan del norte!»

George Soros është një emër i njohur në shtëpi – e kam fjalën në Shtetet e Bashkuara. Ai është një emër edhe më i njohur këtu. Është pak të thuhet se është emër shumë i njohur. Ai mund të jetë personi më i famshëm në vend pas Aleksandrit të Madh. (Po e teproj paksa.) Më lejoni t’jua kujtoj se për kë është fjala: miliarderi amerikan me prejardhje hungareze që financon të majtën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E financon edhe në Maqedoni. Dhe ndikimi i tij është larg më i madh. Konservatorët thonë se ai është një ndikim helmues, duke zvarritur vendin që po mundohet ta kthejë atë prej komunizmit në errësirë. Kundërshtarët e konservatorëve – jo të gjithë prej tyre majtistë – thonë se e djathta e ka demonizuar emrin e Sorosit dhe se duhet të korrektojë gabimet e vetë VMRO-së.

Sidoqoftë, linja konservatore mund të përmblidhet fuqishëm kështu troç: në vitet e para pas rënies së komunizmit, Sorosi ka bërë shumë vepra të mira në Evropën Lindore, me Institutin e tij për Shoqëri të Hapur. Ai ndihmoi këtë pjesë të liberalizohej dhe të demokratizohej. Kur Greqia e bllokoi vendin, ai i huazoi vendit një kredi, një kredi që e shpëtoi Maqedoninë. Megjithatë, më vonë ai u bë një partizan i papërmirësueshëm, duke mos u interesuar fort për procesin demokratik, por për shpëlarjen e milionave të tij nëpërmjet të majtës – të majtës radikale. Ai zbaton një agjendë ideologjike. Dhe këtë e bën nëpërmjet disa OJQ-ve dhe aktivistëve. Këta aktivistë në fjalorin e konservatorëve njihen si «Sorosoidë». Nuk është shprehje e pëlqyeshme. Një konservator thekson: «Sorosi erdhi në Maqedoni si kalë trojan, dhe tani është bërë si oktapod».

Asgjë nuk është më poshtëruese për konservatorët se kjo: për më shumë se njëzetë vite, kreu i Sorosit në degën e Shoqërisë së hapur në Maqedoni ka qenë Vladimir Milçin. Ata thonë se  procesi i lustrimit në vend ka dëshmuar se ka qenë informator policie në kohën e komunizmit. Ata thonë, në mënyrë specifike, ai kishte spiunuar aktorin e dashur dhe disident, Risto Shishkov, që s’ishte lënë rehat deri në vdekje. Vetë Milçin është njeri i teatrit. Milçini nga ana e tij i ka hedhur poshtë akuzat. Thashë se konservatorët ndihen të poshtëruar. Por edhe të tjerët, po. Një burrë i të majtës demokratike më thotë se «Milçinit nuk i ka hije diçka që quhet ‹Shoqëri e Hapur›. Kjo është qesharake».

Maqedonia ka kryer «lustrimin e butë» (lustrimi, siç mund ta dini, është procesi i kryer pas komunizmit në një vend që zbardh të kaluarën. Është i ngjashëm me denazifikimin.) Procesi në thelb ka qenë punë e «emrit dhe turpit». Të gjithë ishin amnistuar, qysh e mora vesh. Kurrkush nuk shkoi në burg.

Ne kemi pasur me bollëk gjatë viteve të kaluara grupe të themeluara e financuara nga Sorosi MoveOn.org, Media Matters, The Center for American Progress, e të tjera. Edhe Maqedonia ka ekuivalentët e saj. Por puna e tyre ka më shumë rëndësi në Maqedoni se sa grupet që financoi Sorosi në Amerikë. Ne në Amerikë kemi miliona grupe konservatore për t’iu kundërpërgjigjur grupeve të Sorosit. E majta ka miliarderët e saj, ne kemi tanët. Ju më gjuheni me Sorosin? Nuk prish punë, unë ta lëshoj Kochin.

Më thanë në Maqedoni se nuk ka traditë të ndarjes së donacioneve për një kauzë. Nuk ka grupe të pavarura mendimi dhe grupe aktivistësh. Kështu që këtë fushë e zotërojnë «Sorosoidët». Ka diçka që maqedonasve u pëlqen fort që ta marrin vesh amerikanët. Dhe edhe më shumë u pëlqen që ta marrin vesh njëherë e përgjithmonë konservatorët amerikanë. Puna është kështu: taksapaguesi amerikan është i përfshirë në këtë shtet. Ne i japim para Sorosit nëpërmjet USAID-it. Tani paratë që i shkojnë Sorosit mund ta godasin si xehet në Newcastle. Por kështu është puna.

Konservatorët thonë se po mbajmë anë në politikën e vendit të tyre: LSDM-në ose palën «postkomuniste». Ata thonë se kjo ka ndodhur gjatë kohës së presidencës së Barack Obamas. Ne kemi anuar bindshëm dhe turpshëm kah e majta. Të tjerët thonë se kjo s’ka kuptim. Shtetet e Bashkuara nuk ia mbajnë askujt anën – ana e vetme që mban Amerika është demokracia. Amerikanët janë ndërmjetësues i ndershëm në Maqedoni, duke kërkuar prej të gjithëve llogari. E djathta duhet të heqë dorë prej ankesave dhe shtirjeve, dhe t’i kryejë detyrat e shtëpisë së saj si duhet.

Por po mundohet sa po mundet. Konservatorët maqedonas ndihen të lënduar – me dhimbje – mund lirisht kështu të them. Atyre aspak nuk po u pëlqen mënyra se si janë mbajtur marrëdhëniet me Maqedoninë gjatë epokës së Obamës. «Ne jemi parti pro-amerikane, pro-perëndimore!», thonë ata. «E majta gjithnjë ka qenë me Moskën. Dhe ju po na çoni ne konservatorëve në krahët e rusëve!»

A dëshironi t’ju flas për diçka të hairit? Instituti i Sorosit këtu ka përkthyer «Rregullat për radikalët», shkruar më 1971 prej Saul Alinskyt. Mbase «rregulla» më e njohur në libër është: «Zgjidhe cakun, ngrije, personalizoje dhe polarizoje». E majta nuk i ndahet kësaj rregulle me bindje të plotë. Për gjenerata me radhë «Rregullat për radikalët» u kanë prirë aktivistëve të së majtës. Kështu po vepron edhe tani. Shpresoj se ne, taksapaguesit amerikanë, nuk po paguajmë për përkthime të ngjashme. Le të paguajë George.

Dëgjojeni edhe një ankesë konservatore dhe kjo nuk është bashkë çfarëdo, po besoj: «Sorosoidët» kanë përparësinë e informimit të pjesës tjetër të botës për Maqedoninë. Ata kanë «rrjete të mira interneti», kështu mendon një konservator. Dhe ata e përshkruajnë Maqedoninë e qeverisur prej VRMO-së si një vend që po rrëshqet prej demokracisë dhe se po e çon shtetin drejt një errësire. Kështu, pra, kjo është çfarë lexon dhe dëgjon perëndimori.

I them një konservatori: «Shiko: ju i keni fituar nëntë palë zgjedhje me radhë. Ju po ia merrni të majtës ajkën. Qysh mund të jetë Sorosi kaq me ndikim? Është e qartë se ai po shpenzon paratë e tij kotë». Konservatori ma jep përgjigjen më interesante: «Këto janë vitet tona të Reaganit. Neve përnjëmend po na ec mirë në të gjitha drejtimet. Por e majta po hedh farat gjithkah. Ata i sheh gjithkund: në klasa mësimore, dhoma lajmesh, nëse doni emra. Kështu qysh kanë nisur, e ardhmja do të jetë e tyre. Dhe përparimin tonë demokratik do ta pijë sorra».

Në këtë shtet, ka njerëz që janë nostalgjikë për Jugosllavinë e vjetër: një shtet i gjerë e me diversitet që ishte mbajtur tok prej një njeriu, Tito, një komunist relativisht i pasherr. Atëherë jetesa ishte goxha e mirë.

A mendon kështu edhe e majta? Paj, mirë, jo vetëm e majta. E kjo është fort interesante.

Ka edhe shumëçka që do t’ju tregoj, por këtë do ta vazhdoj nesër, të dashur lexues. Faleminderit që u bashkuat në këtë udhëtim – dhe raportim? – me mua.

(Vijon)

*Jay Nordlinger ka udhëtuar në Maqedoni në fund të prill dhe në fillim të majit. Shkrimet e tij do të botohen edhe në revistën e shtypur «National Review». Është redaktor senior në «National Review» dhe anëtar sendor në «National Book Review». Libri i tij i ri do të botohet me studime për bijtë dhe bijat e diktatorëve. Ka shkruar edhe për historinë e çmimit Nobel të Paqes. Në fushën e gazetarisë ka shkruar për tema të ndryshme, përfshirë politikën, punët e jashtme dhe artin.

Foto: K. SHABANI