Maqedonia e përkujton konfliktin e para 15 viteve

Mediat zvicerane e shënojnë përkujtimin e Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, me të cilën u ndalua konflikti i armatosur para 15 viteve.

Ilustrimi: Bennian / Shutterstock

Maqedonia të shtunën e ka kujtuar Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën iu dha fund dhunës së tipit të një lufte qytetare në vendin e vogël ballkanik. Me këtë marrëveshje ndërmjet shumicës sllavo-ortodokse të popullatës dhe «pakicës myslimane-shqiptare» lëvizja çlirimtare shqiptare e ndërpreu rezistencën e armatosur.

Ajo, sipas një raporti të shkurtër të agjencisë zvicerane të lajmeve – sda – dëshironte ta impononte një shkëputje të viseve të banuara me shqiptarë dhe bashkimin e tyre me Kosovën fqinje. Marrëveshja parashihte që shqiptarët, të cilët vlerësohet se përbëjnë deri 30 për qind të popullsisë, të fitojnë më shumë të drejta dhe të përfaqësoheshin më fort në administratën shtetërore.

Raporti thotë se mediat dhe partitë kanë mendime të ndryshme për sa i përket asaj nëse vërtet i është arritur qëllimit. Nga një manifestim i planifikuar i mirëfilltë i ngjarjes është hequr dorë për shkak të vërshimeve të para një jave që përfshinë pjesë të Shkupit, me ç’rast ngelën 22 të vdekur. ks