Maqedonia diskriminon ish-komandantët deputetë të BDI-së




Maqedonia diskriminon ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tani deputetë të Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nga Arben ZEQIRI

Rasti i fundit ka ndodhur sot, kur anëtarë të komisionit parlamentar për mbikëqyrje të drejtorisë për kundërzbulim dhe siguri, që të gjithë maqedonas, vizituan këtë drejtori. Pjesë e grupit duhej të ishin edhe dy shqiptarë, një nga PDSH dhe një nga BDI.

Nga PDSH nuk dhanë sqarim për mungesën, por nga BDI konfirmuan se deputetit të tyre, Zulfi Adili, i njohur si «komandant Qufa», nuk i ishte dhënë certifikata e sigurisë, një kusht për të gjithë anëtarët.

Për të qenë skandali edhe më i madh, Rafis Aliti, aktualisht nënkryetar i Parlamentit, njoftoi se jo vetëm Adilit, kjo licencë nuk i ishte dhënë asnjërit nga deputetët e BDI-së as në përbërjet e kaluara. Shumica e deputetëve që kanë qenë pjesë e këtij komisioni kanë qenë ish-ushtarë dhe ish-komandantë të UÇK-së, si vetë Rafis Aliti, «komandant Mësuesi», Tahir Hani, bashkëveprimtar i kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe të tjerë.

Për këtë situatë,  BDI-a e Ahmetit nuk kishte ndërmarrë deri më tani asnjë veprim. Sot nënkryetari i Parlamentit, Rafis Aliti tha se këtë çështje do ta shqyrtojnë si grup parlamentar. Ai po ashtu shtoi se ndjehen të diskriminuar për faktin që  partia e tij është partnere në Qeverinë e njëjtë me VMRO-DPMNE-së dhe mbart poste të larta edhe në sektorin e sigurisë.

«Është një fenomen që ndodh vazhdimisht këtu në Kuvend. Shumë deputetë të BDI-së që kanë qenë anëtarë të këtij komisioni nuk kanë arritur të marrin certifikatën, prandaj edhe nuk kanë mundur të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit. Ne vlerësojmë se është një qasje diskriminuese ndaj deputetëve të BDI-së. Në rastin konkret, nuk ka qenë i thirrur për të marrë materialin dhe të jetë pjesë e komisionit që është mbledhur sot. Ne si grup parlamentar, gjithsesi që këtë çështje do ta ngremë dhe në kohë do të jeni të informuar me qëndrimet që do t’i marrë ai në lidhje me këtë rast», deklaroi Aliti.

Drejtuesi i komisionit, Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE, shqiptarët i llogariti vetëm si numra, duke i quajtur thjesht si një ose dy anëtarë, të cilët nuk duhet të pengojnë punën e komisionit. «Të ftuar ishin të gjithë anëtarët dhe zëvendësanëtarët, por mungesa e një anëtari ose dy anëtarëve të komisionit nuk do të duhej që ta pengonte komisionin në përmbushjen në kohë të detyrave të parapara që i kemi marrë në përputhje me Rregulloren dhe mandatin që na është dhënë», tha Milloshovski.

Pengesë kryesore për marrjen e certifikatave mësohet të jetë drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim e Maqedonisë e cila jep mendim nëse kandidatët janë të besueshëm dhe të sigurt për shtetin.Maqedonia diskriminon ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tani deputetë të Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nga Arben ZEQIRI

Rasti i fundit ka ndodhur sot, kur anëtarë të komisionit parlamentar për mbikëqyrje të drejtorisë për kundërzbulim dhe siguri, që të gjithë maqedonas, vizituan këtë drejtori. Pjesë e grupit duhej të ishin edhe dy shqiptarë, një nga PDSH dhe një nga BDI.

Nga PDSH nuk dhanë sqarim për mungesën, por nga BDI konfirmuan se deputetit të tyre, Zulfi Adili, i njohur si «komandant Qufa», nuk i ishte dhënë certifikata e sigurisë, një kusht për të gjithë anëtarët.

Për të qenë skandali edhe më i madh, Rafis Aliti, aktualisht nënkryetar i Parlamentit, njoftoi se jo vetëm Adilit, kjo licencë nuk i ishte dhënë asnjërit nga deputetët e BDI-së as në përbërjet e kaluara. Shumica e deputetëve që kanë qenë pjesë e këtij komisioni kanë qenë ish-ushtarë dhe ish-komandantë të UÇK-së, si vetë Rafis Aliti, «komandant Mësuesi», Tahir Hani, bashkëveprimtar i kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe të tjerë.

Për këtë situatë,  BDI-a e Ahmetit nuk kishte ndërmarrë deri më tani asnjë veprim. Sot nënkryetari i Parlamentit, Rafis Aliti tha se këtë çështje do ta shqyrtojnë si grup parlamentar. Ai po ashtu shtoi se ndjehen të diskriminuar për faktin që  partia e tij është partnere në Qeverinë e njëjtë me VMRO-DPMNE-së dhe mbart poste të larta edhe në sektorin e sigurisë.

«Është një fenomen që ndodh vazhdimisht këtu në Kuvend. Shumë deputetë të BDI-së që kanë qenë anëtarë të këtij komisioni nuk kanë arritur të marrin certifikatën, prandaj edhe nuk kanë mundur të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit. Ne vlerësojmë se është një qasje diskriminuese ndaj deputetëve të BDI-së. Në rastin konkret, nuk ka qenë i thirrur për të marrë materialin dhe të jetë pjesë e komisionit që është mbledhur sot. Ne si grup parlamentar, gjithsesi që këtë çështje do ta ngremë dhe në kohë do të jeni të informuar me qëndrimet që do t’i marrë ai në lidhje me këtë rast», deklaroi Aliti.

Drejtuesi i komisionit, Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE, shqiptarët i llogariti vetëm si numra, duke i quajtur thjesht si një ose dy anëtarë, të cilët nuk duhet të pengojnë punën e komisionit. «Të ftuar ishin të gjithë anëtarët dhe zëvendësanëtarët, por mungesa e një anëtari ose dy anëtarëve të komisionit nuk do të duhej që ta pengonte komisionin në përmbushjen në kohë të detyrave të parapara që i kemi marrë në përputhje me Rregulloren dhe mandatin që na është dhënë», tha Milloshovski.

Pengesë kryesore për marrjen e certifikatave mësohet të jetë drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim e Maqedonisë e cila jep mendim nëse kandidatët janë të besueshëm dhe të sigurt për shtetin.