Maqedonia arreston luftëtarët e kthyer nga Siria

Në operacion «Celula» të policisë së Maqedonisë arrstohen nëntë persona nën dyshimin për lidhje me grupin ISIS. Ajo ka mohur ekzistimin e kampeve trajnuese në Maqedoni. Ambasada amerikane dhe Kryemyftiu nga Tirana e kanë mbështetur aksionin, ndërsa asnjë parti ose shoqatë e shqiptarëve në Maqedoni nuk e ka kontestuar atë.

Nga Arben ZEQIRI

Shkup, 6 Gusht

Nëntë persona janë arrestuar në një aksion që u realizua në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit në Shkup,  Gostivar, Kumanovë, Tetovë dhe Strugë; 27 janë ende në kërkim. Që të gjithë akuzohen për pjesmarrje në luftërat e vendeve të huaja, kryesisht në Siri dhe Irak, ndërsa shumica prej tyre lidhen me organizatën terroriste ISIS. Për 20 nga të kërkuarit besohet se ende janë duke luftuar në Siri e Irak, 7 prej tyre janë në arrati.

Reagon shteti

Koka e grupit që ka rënë në duart e policisë është Rexhep Memishi, të cilin policia e ka quajtur si ideolog të grupit, të cilin e ndërlidhin edhe me 16 shtetas të Maqedonisë të cilët tashmë kanë humbur jetën viteve të fundit në luftimet në Irak e Siri. «Është arrestuar dhe sipas informacioneve dhe provave tona të siguruara, ai konsiderohet si njëri nga ideologët dhe vlerësojmë se me analizat plotësuese do të kemi informacione më konkrete për për aktivitetin e tij në rekrutimin ose në koordinimin e këtyre rrjeteve terroriste», tha Mitko Çavkov, ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Aksioni i koduar me emrin «Celula» është realizuar në ora 3:30 të mëngjesit të sotëm. I pari i policisë njoftoi se janë bastisur 21 objekte në Shkup, 4 në Gostivar dhe nga një në Tetovë, Kumanovë e Strugë. Kryesisht janë bastisur shtëpi, por bastisje ka pasur edhe në hapësirat ndihmëse të xhamisë Tutunsuz ku ka qenë imam hoxha Rexhep Memishi, në një internet kafe në Gazi Babë, në një organizatë joqeveritare dhe në një organizatë humanitare.

Operacioni dhe ndjekja e grupit kishte filluar në shtator të vitit të kaluar. Ministri i punëve të Brendshme tha se në Maqedoni nuk ka kampe trajnimi, por ekzistojnë vende ku zhvillohet një formë e tillë e aktiviteteve, pa saktësuar më detajisht. Përveç se në xhaminë Tutunsuz, imami Rexhep Memishi ka ligjëruar edhe në xhaminë Jahja Pasha dhe që të dyja këto ai i ka mbajtur jashtë kontrollit të Bashkësisë Fetare Islame.

Gjatë ditës së enjte, nga BFI fillimisht nuk kanë komentuar aksionin policorë, por disa media kanë cituar burime jozyrtare brenda BFI-së të kenë thënë se imami radikal ka pasur mbështetjen e shtetit dhe të shërbimeve maqedonase të sigurisë.

Qëndrime dhe deklarata

Xhamia Tutunsuz gjatë ditës ka qenë e boshatisur. Ndërkohë heshtjen kanë thyer përfaqësitë e huaja diplomatike dhe kryeimami i Tiranës, të cilët e kanë përshëndetur aksionin. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili kishte vizituar të enjten Tetovën me rrethinë për të organizuar një aksion humanitar, gjatë një bisede telefonike për Ora News tha se duhet t’u jepet fund personave që abuzojnë me fenë. «Kjo është një nga xhamitë që nuk është në varësinë juridike të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë», ka nënvizuar Gurra për të vazhduar: «Ne duhet ta mbyllim përfundimisht kapitullin e personave të cilët në emër të islamit po guxojnë të abuzojnë me traditën e mirëfilltë shekullore të islamit në këto troje».

Aksionin e ka përshëndetur edhe ambasada amerikane në Shkup e cila përgëzon Ministrinë e Punëve të Brendshme për operacionin e sotëm ndaj personave të dyshuar si terroristë dhe ndihmues të terrorizmit. «Operacioni i mëngjesit të sotëm ndihmon përpjekjet rajonale dhe botërore për t’i dhënë fund murtajës së terrorizmit. Siç e tha sekretari i shtetit Kerry: ‹Çdo vend ka rolin e vet› në shkatërrimin dhe mundjen e ISIS-it. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë Maqedoninë dhe shtetet tjera në rajon dhe në botë në përpjekjet e tyre për të luftuar ISIS-in». Dhe pas Sekretarit të Shtetit, Ambasada i referohet edhe Presidentit: «Siç tha presidenti Obama në Kombet e Bashkuara shtatorin e kaluar, ata që janë të përkushtuar ndaj kësaj pune urgjente, do të kenë partner të fuqishëm dhe të palëkundur në Shtetet e Bashkuara»

Nga partitë dhe shoqëria civile – heshtje

Ajo që e karakterizoi aksionin «Celula» është fakti që është aksioni i parë i tillë, ku të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim nga partitë politike shqiptare dhe shoqëria civile. Kjo është vlerësuar si mbështetje indirekte për luftën kundër radikalizmit islamik, por në të njëjtën kohë është kërkuar që të ketë profersionalizëm në procesimin e të gjithë rastit. Figura publike, shoqata dhe partitë shqiptare kanë ndjekur me vëmendje rastin dhe thonë se do të ketë shumë rëndësi që gjithçka të zhvillohet në mënyrë transparente dhe të mos lejhohet ndonjë gabim që do të komplikonte situatën. Ndryshe, BFI disa herë deri më tani pati alarmuar se individë dhe grupe më të vogla kanë uzurpuar xhami në Shkup dhe zhvillojnë aktivitete të dyshimta.

Kanë heshtur edhe familjarët e të arrestuarve. Asnjë nga mediat e shkruara dhe elektronike në Shkup, e as bashkëpunëtori i «dialogplus»-it, nuk ka arritur të marrë ndonjë prononcim nga të afërmit e personave të arrestuar, ndërsa shumica e shtëpive të tyre mbaheshin të mbyllura.

Të respektohen të drejtat dhe të luftohet ekstremizmi

Bashkësia Islame reagimin e Maqedonisë është paraqitur më vonë lidhur me aksionin «Celula». Në reagimin e saj me shkrim thuhet se që në fillimit e lajmërimit së këtij fenomeni, ky institucion ka pasur qëndrim të qartë dhe të prerë: ISIS nuk e përfaqëson Islamin.

«Që në fillim të luftërave në Irak dhe Siri, Bashkësia Islame i ka bërë me dije opinionit të gjerë se këto luftëra janë të pakuptimta dhe të huaja për ne, andaj BI është kundër çdo bashkëngjitje në këto luftëra», thuhet në reagimin e BFI-së. «Për sa i përket aksionit ‹Qelia›, Bashkësia Islame nuk është institucion ndjekës apo hetues, dhe si institucion nuk mban përgjegjësi për veprat e askujt se me çka merret në jetën private, por nga organet e drejtësisë kërkojmë transparencë dhe drejtësi, si dhe respektimin e të drejtave njerëzore dhe prezumimin e pafajësisë, deri në momentin kur ndaj dikujt vërtetohet fajësia», vazhdon deklarata.

«Ne jemi kundër çdo lloj dhune apo ekstremizmi. Në radhët tona terrorizmi asnjëherë nuk ka qenë i mirëseardhur, sepse vlerësojmë se terrorizmi është kulminacioni i kriminalitetit, aq më tepër kur ai bëhet në emër të fesë», thuhet më poshtë në raagimin e BI, duke e quajtur atë një «murtajë të zezë». Ajo më tej bën thirrje për funksionimin e shtetit juridik, që të punojë në çrrënjosjen e ekstremizmit dhe dhunës. Në reagim gjithashtu u bëhet thirrje gjitha subjekteve ndërkombëtare dhe asociacioneve të ndryshme që veprojnë në këtë drejtim dhe ta llogarisin BFI-në si aleat të mirëfilltë në këtë punë urgjente.