Maqedoni: Zaev vë ultimatum

Shefi i socialdemokratëve e prezenton programin e ri qeveritar.

Zoran Zaev. Foto: Giovanni Vale / Shutterstock.



Ishte një prezantim ektrapatriotik. Pas tij ishin radhitur shumë flamuj maqedonas – por edhe flamuri i UE-së ishte placuar në mënyrë prominente. Lideri i deritanishëm i opozitës, socialdemokrati Zoran Zaev, të premten e prezantoi programin qeveritar dhe njëkohësisht i dha presidentit Gjorge Ivanov dhjetë ditë kohë t’ia japë atij mandatin për formimin e qeverisë. Shefi i shtetit deri tani këtë e kishte refuzuar me argumentin se një koalicion ndërmjet socialdemokratëve (SDSM) dhe partive shqiptare do ta rrezikonin vendin.

Refuzimi i Ivanovit ka çuar në një krizë të rëndë kushtetuese. Në Shkup, së fundmi OSBE-ja dhe i dërguari gjerman Christian Hellbach u përpoqën ta shtynin presidentin të lëvizte nga pozicioni i tij. Sfondi: Partia e deritanishme qeveritare me më shumë vota VMRO-DPMNE, me të cilën Ivanov është i afërt, pas zgjedhjeve të dhjetorit nuk mundi të sigurojë shumicën në parlament. SDSM-ja dhe partitë shqiptare tani duan – edhe pse Ivanov nuk lëshon pe – të thërrasin një seancë parlamentare, ta zgjedhin kryetarin e parlamentit, ta informojnë Invanovin për formimin e shumicës parlamentare dhe ta foromojnë kabinetin. Zaev do të bëhet kryeministër.

Zgjerim i ligjit të gjuhës

Të premten ai tha, se qëllimi ishte rivendosja e kushtetutshmërisë e demokracisë dhe integrimi i vendit në UE e Nato. Planifikohet një reformë tatimore dhe një reformë për televizionin shtetëror. Më tej, duhet të zgjerohet ligji për gjuhët në kuadër të kushtetutës së deritashme, me qëllim që të gjithë qytetarët – u shpreh Zaev – me institucionet shtetërore të mund të komunikojnë në gjuhën e tyre. Partitë shqiptare paraprakisht kishin kërkuar që edhe shqipja të bëhej gjuhë zyrtare.

Kjo ditëve të kaluara kishte çuar në protesta masive në të gjithë vendin. Demonstruesit druajnë se Maqedonia mund të bëhej një vend «dygjuhësor» ose «dynacional». Rreth 65 për qind e popullatës definohen si maqedonas, rreth 25 për qind janë shqiptarë, përveç kësaj, ka turq, romë, serbë, boshnjankë dhe vllehë. Shumë demonstrantë ditëve të kaluara u shprehën të shqetësuar se me ligjin e gjuhëve ata do të detyrohen të mësojnë shqip. Për më tepër, janë nxitur frikat për rrezikimin e identitetit kombëtar, federalizimin e vendit, ndryshimin e flamurit, apo të himnit. Madje pretendohet se me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kosovës partitë shqiptare duan të krijojnë një Shqipëri të Madhe, edhe pse kjo nuk mbështetet në kurrëfarë fakti.

Propagandë dhe tension

Tensionet ndëretnike janë ngritur masovikisht përmes kësaj propagande. Zaev të premten u mundua ta qetësonte situatën dhe tha se ishte një gënjeshtër që tani të gjithë do duhet të mësojnë një gjuhë tjetër. Ai i ftoi demonstrantët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe theksoi që i gjithë programi ishte konform kushtetutës. Uniteti dhe sovraniteti i republikës nuk vihet në pyetje.

Shefi i shtetit, Ivanov, i cili llogaritet si një agjent i shefit të VMRO-së, Nikolla Gruevski, dhe veprimtarinë e tij e orienton sipas dëshirave të qeverisë së Moskës, zefuzoi t’ia japë mandatin Gruevskit, duke iu referuar një «platforme» të partive shqiptare në Maqedoni, e cila gjoja është orkestruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama – pra nga jashtë. Vërtetë shefat e partive shqiptare të Maqedonisë  ishin takuar në Tiranë për ta finalizuar një marrëveshje – por ajo është arritur në Shkup.

Rama, sipas të dhënave të partive shqiptare në Maqedoni, është involvuar në këtë kauzë sepse ata janë thellësisht të përçarë dhe nuk donin të takoheshin në Shkup. Rritja e tensioneve në Ballkan pas zgjedhjes së Donald Trumpit dhe rritja e ndikimit të Rusisë ishin edhe temë e samitit të UE-së.

(derstandard.at) ks