Maqedoni: «Varroset» marrëveshja, kërkohet fajtori

Dy partitë më të mëdha në Maqedoni, me deklaratat e tyre kotradiktore kanë bërë të duket si e varrosur që tani marrëveshja tejet e rëndësishme për vendin.

Nga Arben ZEQIRI

Në vend të marrëveshjes që do t’i jipte zgjidhje krizës politike në Maqedoni, kryeministri Nikolla Gruevski, një ditë para takimit është fokusuar në gjetjen e fajtorit për dështimin që bëhet gjithnjë e më i qartë. Gruevski të dielën edhe një herë rikonfirmoi se nuk e ka ndërmend të dorrëzojë postin e ryeministrit dhe të lëshojë pe për çështje që, siç u shpreh ai, i vendos populli.

Në konferencën e 24 vjetorit të Unionit të Forcave të reja të VMRO DPMNE-së, Gruevski tha se është i gatshëm të pranojë kërkesat e tjera të opozitës për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, mbikëqyrjen e përforcuar ndërkombëtare të zgjedhjeve të parakohshme dhe të ngjashme. 24-orëshin e fundit para takimit vendimtar Gruevski e ka sjfrytëzuar për të akuzuar LSDM-në dhe kreun e saj Zoran Zaev se janë ata që bëjnë gjithçka të mundur për të penguar marrëveshjen përfundimtare dhe mos-zbatimin e Marrëveshjes së 2 qershorit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për në prill të vitit të ardhëshëm ai i quajti referendum kundër Zaevit, të cilin e akuzoi se dëshiron t’u ikë atyre. «E rëndësishme për Maqedoninë është që të mos i lejohet këtij njeriu dhe atyre rreth tij të shpikin arsye që të mos zbatohet marrëveshja e 2 qershorit. Ju siguroj se ai do të bëjë gjithçka që të dështojë marrëveshja dhe të mos ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk i intereson as ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, as monitorimi ndërkombëtar, as pastrimi i listës zgjedhore, as asgjë. Atij i intereson se çfarë është ajo kërkesë që VMRO DPMNE-ja nuk mund ta përmbush, që ta kërkojë atë publikisht, dhe ky të jetë arsyetimi i tij për prolongimin e zgjedhjeve», tha kryeministri dhe njëherit kryetarë i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Me kundër akuza të ngjashme ka dalë LSDM-ja opozitare e cila thotë se është vetë Gruevski ai i cili po tenton të shmangë organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, pasi e di se në zgjedhje të tilla do ta humbte pushtetin. «Në sytë e tij shihet frika, paniku, agonia nga humbja e pushtetit dhe përballja me të gjitha krimet dhe keqpërdorimet që i ka bërë viteve të fundit. Për këtë shkak Gruevski dëshiron që me çdo kusht t’u ikë zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike. Sepse në zgjedhje korrekte dhe demokratike populli do t’i dhurojë Gruevskit humbje të madhe, katastrofale, pas së cilës do të fshihet nga skena politike. Zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike mund të sigurojë vetëm një qeveri pa Nikolla Gruevskin», thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Shpresat për arritjen e një marrëveshjeje në takimin e së hënës i ka zbehur edhe mosprezenca e komisarit për zgjerim të BE-së Johanes Han. Në këtë takim pritet që shtizat të thyhen për kohëzgjatjen e qeverisë kalimtare e cila do t’i organizonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare. VMRO DPMNE-ja insiston që Gruevski të tërhiqet vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve, ndërsa kompetencat t’i kalohen njërit prej zëvendës-kryeministrave. LSDM-ja nga ana tjetër kërkon që kjo Qeveri të ketë mandat prej të paktën gjashtë muaj, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Këshillit të BE-së, Raportit të Pribe-s dhe raporteve të OSBE-së për proceset e fundit zgjedhore. Edhe përkundër mungesës së komisarit Johanes Han, në takim do të marin pjesë euro-ambasadori Aivo Orav dhe ambasadorit të SHBA-ve Xhes Bejli.