Maqedonasit po plaken, «myslimanët» po shtohen

Demografia është e shkruar. Miku im maqedonas mendon se po e sheh para syve se ajo nuk është në anën e tyre. «Vajzat tona shikojnë ‹Sex in the City› dhe jetojnë me shprehitë e tij. Veshin minifunde, bëjnë rregullisht seks, nuk martohen, nuk lindin fëmijë. Njëkohësisht myslimanët martohen dhe lindin fëmijë. Gratë kanë ferexhe. Ferexheja do ta mposhtë minifundin, lehtë e shpejt. Nuk do të kalojë shumë kohë». Pjesa e tretë e reportazhit nga Maqedonia e «National Online Review».

Nga Jay NORDLINGER*

Nuk është e nevojshme të thuhet se ka romë në rrugë duke kërkuar lëmoshë. A nuk ju tingëllojnë fjalët e mia si shumë të ashpra? Mbase.

Për herë të parë i kam parë këta lypsarë kur isha student në Itali. Fëmijët lypnin vetë lëmoshë dhe u rrasnin njerëzve duart në xhepa. Gjithashtu kam parë edhe gra të ulura me foshnjat e tyre në prehër, ose të grave të tjera. Gratë ishin mjeshtre të vajtimit, duke demonstruar shprehje mjerimi. Për gjynah të Zotit. Tani po i shoh përsëri foshnjat. Tani të gjitha të rritura, ma merr mendja, derisa ecin poshtë e lartë trotuareve. Ju lutem të më ndjeni për cinizmin tim. A duhet kjo punë të vazhdojë pafundësisht gjeneratë pas gjenerate?

Shoh një lagje romësh këtu në Shkup. Gjithkah e ka vërshuar bërlloku. Fëlliqësi. Nuk ka kush që i ndal ata prej hallakatjes së mbeturinave dhe kazanëve nëpër rrugë dhe para shtëpive. Askush. Kjo punë është thjesht çështje kulture.

Ky shtet ka dëshmuar përherë varësi të mirëqenies. Sa më shumë fëmijë që ka një grua, aq më shumë përfiton prej qeverisë. Kur dëgjoj një mik konservator këtu teksa më flet për romët dhe të metat sociale, ndjej se po lexoj artikuj që i kam shkruar në «Commentary», «The Public Interest», «City Journal» dhe publikime të tjera gjatë gjithë jetës time.

Të njëjtat rrëfime, shtete të ndryshme.

Kam një mendim interesant. Çka nëse romëve t’u ishte dhënë një shtet i pavarur rom? Njëfarë Izraeli i vogël, diku në Evropë? Ka kohë të gjatë që ata janë shtrirë në mesin e shumë shteteve. Po të kishin shtetin e tyre, a do ta fuqizonin ligjin dhe të drejtën? A do të hiqnin dorë prej kulturës së lypjes? A nuk do të lypnin ata njëri prej tjetrit, apo jo?

Askush nuk e flet gjuhën e Milenko Nedelkovskit. Ai është personalitet i madh i radios dhe televizionit. Është njëfarë Glenn Beckut maqedonas. Është njëfarë gjeneratori mediatik. Ka energji të pafund. Më ftojnë shkurt në një emision të tij në radio dhe në televizion për dy episode të gjata që po i xhironte. Ai më pyet mua, siç më pyet edhe miku ynë i përbashkët, Cvetin Cilimanov, gazetar dhe intelektual i njohur. Flasim për lloj-lloj gjërash, veçanërisht për politika dhe politikën e jashtme (e kam fjalën për politikën e jashtme amerikane). Është përvoja më interesante dhe e lezetshme. Punë me privilegj.

Ky shtet tani është në kulmin e skandalit të përgjimeve – nuk është i pari në historinë e tij të shkurtë (24 vite shtet). Janë të tmerrshme akuzat dhe kundërakuzat. Por unë do të shkruaj disa rreshta për këtë punë. Më falni që po i bie trup. Një reporter me shpirt gazetari do të shkruante dhjetëra mija fjalë. Partia në pushtet, kujtojeni, është VMRO-ja, parti konservatore. Kryetari i saj është kryeministri Nikola Gruevski. Partia opozitare është LSDM-ja, partia «postkomuniste». Kryetari i saj është Zoran Zaevi.

Sipas LSDM-së, Gruevski kishte përgjuar më shumë se 20 mijë qytetarë, një shifër e lartë në proporcion me numrin e popullsisë së Maqedonisë. E kishte bërë këtë me sherrin që ta kurdiste rezultatin e zgjedhjeve, të fuste nën kontroll shtypin e lirë, nënshtronte drejtësinë dhe kështu me radhë. Zaevi thotë se incizimet iu dhanë prej «patriotëve» në UBK, policisë sekrete të shtetit. Ata ishin lodhur prej makinacioneve jodemokratike të kryeministrit dhe donin ta zbardhnin të vërtetën.

VRMO-ja thotë se këto janë gjepura. «Patriotët» e UBK-së dhe «informatorët» janë komunistë pleq dhe «tradhtarë», që duan ta rrëzojnë një qeveri demokratike me kurthet e tyre tipike. Zaevi u mundua ta shantazhonte Gruevskin me përgjimet, dhe Gruevski nuk do të nënshtrohej – në vend të kësaj ka ekspozuar Zaevin.

Krejt punë e kësaj çështje, thonë konservatorët, është që postkomunistëve ua ha mendja se u takon atyre e drejta për ta qeverisur vendin, ashtu qysh e kanë bërë për një kohë të gjatë paraardhësit e tyre. Ata nuk janë mësuar që të garojnë në zgjedhje dhe kur i humbin, sulmojnë në të gjitha anët. Gjithë këtij muhabeti po i gëzohen grekët, që po shkrihen së qeshuri. Grekët po bllokojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Çfarë kundërshtojnë ata në të vërtetë është puna e emrit – emri «Maqedonia». Por tani thonë: «A nuk ju kemi thënë: ‹Këta maqedonasit e rrejshëm nuk janë për organizata ndërkombëtare›» (edhe pse grekëve nuk ka çka iu hynë në punë kjo pikë).

A mund ta citoj Biblën? Ma merr mendja se kjo ende lejohet në Amerikë, apo jo?

Dhe drita iu shfaq Palit natën: Ja ku ishte një burrë nga Maqedonia, që po i lutej, duke thënë: Ejani në Maqedoni dhe na ndihmoni. Dhe pasi Pali pa dritën, menjëherë i dhamë zemër të merrte rrugën për Maqedoni, duke e siguruar se Zoti na kishte kërkuar të luteshim për kopenë e tyre.

Nëse keni kuptuar këtë, po ju shkruajmë edhe pak:

Dhe një grua me emrin Lidia, shitëse e të purpurtës, e qytetit të Thyatiras, që po i lutej Zotit, na dëgjoi: Kujt ia hapi Zoti zemrën, që ajo të merrej me punët për të cilat ishin folur me Palin. Dhe kur e bekuan, ajo na e dha edhe pronën e patundshme, duke theksuar se nëse më keni gjykuar se jam besnike ndaj fesë, ejani jetoni këtu. Na detyroi.

Kjo Lidia besohet se është e krishtera e parë në Evropë.

Qysh edhe ju thashë më herët, Qeveria këtu është konservatore, dhe e interesuar për ato që nganjëherë quhen «vlera tradicionale». Më thonë se Shkupi ka kryqin më të madh në Evropë – Kryqin e Mileniumit. Ishte ndërtuar për të shënuar dy mijë vjetët e krishterimit në Maqedoni dhe përtej saj. Është 66 metra i lartë. Kjo do të thotë se nga dy metra janë ndërtuar për secilin vit jete të Jezusit.

Monedha – së paku njëra prej bankënotave – ka imazhin e Marias së Virgjër. Kjo shumë e pazakonshme në botë, ose së paku deri tash unë nuk kam dëgjuar për rast të ngjashëm.

Qeveria ka marrë hapa për ndalimin e abortit – edhe pse ende ka kërkesa për abort në këtë shtet (besoj). Tani duhet të kryhet një skanim me ultratingull. Dhe një periudhë pritjeje prej 72 orësh. Dhe pastaj vjen radha e këshillimeve të detyrueshme.

Gratë po marrin «vendime të informuara», thekson një deputet i VMRO-së, «dhe përditë po shpëtojmë jetë njerëzish». Qeveria po mundohet të përkrah qytetarët që të jenë sa më familjarë dhe thënë në thelb kjo kuptohet kështu: «Nuk ka asgjë të keqe të martohesh dhe të kesh fëmijë. Në fakt, ju do ta shihni se është kënaqësi e madhe». Për këtë punë mund të shihni ngado reklama.

Një shenjë në hyrje të kuvendit shkruan: «Deklaroni armët». Jo «Ndalohen armët», por «deklaroni armët». E takoj një politikan konservator që thotë se gjërat kanë nisur njëmend të lëvizin dhe të marrin të mbarën – po vazhdoj ta citoj. «Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jesh konservator në Evropë. Jo ‹konservator ekonomik›, duke favorizuar taksa të ulëta. Kështu lehtë të jesh. Por konservator social. Dikush që dëshiron të mbash të lartësuara vlerat e familjes, fesë dhe njerëzisë».

«Ju në Amerikë qaheni për kulturën e luftës. Dhe askush nuk po dëshiron kulturë lufte. Por kjo është më mirë se sa kultura e dorëzimit. Së paku ju ende jeni në lojë, me kishat e mëdha dhe kështu me radhë».

«Në rajonin tonë, kishat kanë pak murgesha. Shumë shpejt do të vdesin». (Nuk është fjala për kishat – jo për strukturat fizike – por për murgeshat plaka.)

«Le të flasim pak për mënyrën e jetesës: Këtu, ju vozitni ‹Mini Cooper› dhe ‹partneren› tuaj. Në pjesë të Amerikës, së paku vozitni një xhip të madh për vete, gruan dhe fëmijët e shumtë».

Politikani është adhurues i madh i Mark Steynit – njerëz të mençur (edhe politikani maqedonas, edhe Steyni) – dhe ai thekson se «teza demografike» është absolutisht e vërtetë. (Marku e ka quajtur për vite me radhë veten «mërzi demografike».)

Demografia është e shkruar. Miku im maqedonas mendon se po e sheh para syve se ajo nuk është në anën e tyre. «Vajzat tona shikojnë ‹Sex in the City› dhe jetojnë me shprehitë e tij. Veshin minifunde, bëjnë rregullisht seks, nuk martohen, nuk lindin fëmijë. Njëkohësisht myslimanët martohen dhe lindin fëmijë. Gratë kanë ferexhe. Ferexheja do ta mposhtë minifundin, lehtë e shpejt. Nuk do të kalojë shumë kohë».

E kam bërë mikun tim të duket i acaruar dhe është shumë e vërtetë se ai e ka përnjëmend kur flet për këtë pesimizëm dhe pikëpamje të tij. Por është fort i lumtur, një luftëtar i lumtur.

Edhe ju? Më vjen mirë që dëgjoj këtë! Do të shihemi nesër me pjesën e fundit të reportazhit.

(Vijon)

*Jay Nordlinger ka udhëtuar në Maqedoni në fund të prill dhe në fillim të majit. Shkrimet e tij do të botohen edhe në revistën e shtypur «National Review». Është redaktor senior në «National Review» dhe anëtar sendor në «National Book Revieë». Libri i tij i ri do të botohet me studime për bijtë dhe bijat e diktatorëve. Ka shkruar edhe për historinë e çmimit Nobel të Paqes. Në fushën e gazetarisë ka shkruar për tema të ndryshme, përfshirë politikën, punët e jashtme dhe artin.

 Foto: Nagip ISMAILI - NAGI