Mandati i EULEX-it nuk do të kufizohet në kohë

Jetëgjatësia e EULEX-it do të lidhet me përfundimin e rasteve dhe nuk do të kufizohet në kohë. E në rrethana të jashtëzakonshme, raste të reja do të mund të pranojë ky mision edhe pas 15 qershorit, shkrua sot Koha Ditore.




Përafrimi në dy pikat e fundit kontestuese – njëra që lidhet me kohëzgjatjen e mandatit dhe tjetra me pranimin e rasteve të reja nga EULEX – është bërë pas diskutimeve që në këtë fillimjavë kanë zhvilluar autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian.

Në Kosovë ka qëndruar shefi i operacioneve civile të BE-së, Kenneth Dean, i cili bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe me shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci, ka takuar vendimmarrësit kosovarë. Një zgjidhje finale palët nuk e kanë gjetur akoma.

Për epilogun e bisedimeve nuk kanë folur në Zyrën e BE-së. Vetëm kanë theksuar se «BE-ja dhe Kosova janë duke finalizuar diskutimet mbi praninë e EULEX-it përtej qershorit».