Mamusha dhe UNDP-ja me plan kundër korrupsionit

Mamushë, 7 tetor - Komuna e Mamushës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.




Programi i UNDP-së kundër korrupsionit mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SDC) e do të nënshkruhet të mërkurën.

Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunalë të Mamushës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsionit do të hartojnë hapat konkretë për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptuese në komunën e tyre.

Me këtë plan kundër korrupsionit Mamusha u bashkohet komunave të tjera që tashmë janë duke e realizuar planin si: Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe Graçanica. Më përfshirjen e shoqërisë civile do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia rreth zbatimit të këtij plani karshi qytetarëve.

Në ngjarje do të marrin pjesë kryetari i Mamushës, Arif Bytyç, drejtori i SDC-së, Patrick Etienne dhe zv.përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.