Maloku fajëson edhe Vetëvendosjen për vdekjen e Irisit

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është përgjegjëse po aq sa Policia e Kosovës për vdekjen e aktivistes gjermane Iris Von Der Ehe.




“Po pajtohem! Por Ti a ke pergjegjesi per dhunen e shkaktuar me protesta? Po mos te kishit qene te dhuneshem edhe ne vitin 2010 a kishin ndodhe viktimat e panevojshme ne rruget e Kryeqytetit tone? Policia e Kosoves edhe Ju duhet ti bartni pergjegjesite barabar”, është komenti i papërpunuar i ish komandantit të UÇK-së e ish deputeti, Naim Maloku.