Mall

Foto: Shutterstock



Bën vaki në një natë vjeshte, kur bien gështenjat në asfalt dhe kur diku larg dëgjohen qentë, atëherë papërshkrueshëm na kaplon malli për dikë që do të ishte i mirë, i yni, i afërt, intim, shok, të cilit do të mund t’i dërgonim një letër. Do t’i rrëfeheshim për çdo gjë që kemi brenda vetes. Letër do t’i shkruanim, por ai mungon.

(Nga kroatishtja: E. Robelli)