Mali i Zi pranon ish të burgosurin e Guantanamos

Mali i Zi ka pranuar «të rehabilitojë» një tjetër të burgosur nga kampi i Guantanamos, nga Jemeni, sipas një programi të hartuar midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e saj.

Foto: View Apart / Shutterstock.com

Një njeri nga Jemeni që ishte mbajtur në burgun ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Guantanamo për 14 vjet është transferuar në Mal të Zi, tha Pentagoni të mërkurën.

Pentagoni në një deklaratë tha se transferimi i Abdel Malik Ahmed Abdel Wahab Al Rahabi bën që numri i të ndaluarve tani në bazën detare amerikane në Kubë të mbetet 79.

Sipas dokumenteve të Pentagonit, Al-Rahabi, 37 vjeç, i cili u soll në Guantanamo në janar 2002, ishte akuzuar se ishte shpura e të liderit të ndjesë të Al-Kaedës, Osama bin Laden, në Afganistan.

Një tjetër  dosje e Pentagonit tha se ai udhëtoi nga Jemeni në Afganistan ku ai «pothuajse me siguri» u bë anëtar i Al-Kaedës.

Megjithatë, ai s’është përballur kurrë me asnjë akuzë.

Një bord shqyrtim i SHBA-së në dhjetor 2014 arriti në përfundimin se Al Rahabi nuk ishte më një kërcënim i madh sigurie për Shtetet e Bashkuara dhe rekomandoi transferimin e tij, tha Pentagoni.

Megjithatë, për shkak të luftës civile në Jemen, ai nuk mund të lirohet dhe të shkojë në vendin e tij dhe duhej gjetur një tjetër vend që ta pranonte atë.

«Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse qeverisë së Malit të Zi për gjestin e saj humanitar dhe gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme amerikane për të mbyllur burgun e në Gjirin e Guantanamos», tha Pentagoni.

Mali i Zi tani i bashkohet miqve dhe aleatëve të tjerë të Shteteve të Bashkuara në Evropë në pranimin e të ndaluarve të shumtë, duke na sjellë ne edhe më pranë qëllimit tonë të përbashkët për ta mbyllur burgun,” tha Lee Wolosky, i dërguari special për mbylljen e Guantanamos në Departamentin e Shtetit.

Deri më tani, 50 shtete kanë pranuar të burgosur nga qendra e burgimit.

Media amerikane citoi David Remes, avokatin e Al-Rahabit, të ketë thënë se klienti i tij ishte i emocionuar që do të bashkohej me gruan dhe vajzën e tij.

«Ai ka shumë kohë që po e pret këtë gjë», tha Remes.

Duke cituar një informacion të rrjedhur kërcënimi të Pentagonit, në prill 2008, portali amerikan i lajmeve «Defende News» tha se Al Rahabi mund të jetë përzgjedhur për të marrë pjesë në pjesën e anuluar të sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaeda, komplotin e rrëmbimit.

Ai u raportua gjithashtu të ketë pasur lidhje «martesore» me themeluesin e Al-Kaedës Bin Laden.

Dosjet e rrjedhura thoshin se Al Rahabi ishte një nga disa anëtarë të Al-Kaedës «të përcaktuar si persona vetëvrasës në një komplot për rrëmbimin e transportuesve ajror të Shteteve të Bashkuara në të gjithë Azinë Juglindore dhe shkatërrimin e tyre».

Në një njoftim për shtyp të mërkurën, qeveria malazeze tha se pranoi përgjegjësinë për «risocializimin e një të burgosuri tjetër dhe kthimin e tij në familjen e tij» si pjesë e një programi humanitar të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara me qëllim mbylljen e bazës në Guantanamo.

Në janar, Mali i Zi ra dakord të marrë përsipër përgjegjësinë risocializimit të një tjetër shtetasi nga Jemeni, Abd al-Aziz Abduh Abdallah Ali Al-Suwaydi.

Ai ishte një anëtar i Al-Kaedës që u i identifikua si trajnues eksplozivësh. Pasi u arratis nga Afganistani, ai u kap ndërsa përpiqej të rikthehej në Jemen. Ai u dërgua në Guantanamo në maj 2002.

Qeveria tha se sipas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë malazeze dhe ato të Shteteve të Bashkuara, këta persona nuk përbëjnë ndonjë kërcënim sigurie apo të ndonjë lloji tjetër në Mal të Zi.

«Para transferimit të personave në vende të treta, sjellja dhe përgjegjësia e tyre penale janë subjekte vlerësimesh të detajuara, sipas të cilave më pas merret vendimi mbi transferimin», shpjegoi qeveria.

Njoftimi për shtyp tha se ish i burgosuri «është në procedurë të rregullt të parashikuar nga Ligji mbi Azilin» dhe kosotoja e qëndrimit të tij në vend «nuk do të paguhet nga taksapaguesit malazezë».

(BIRN-Albania: http://www.reporter.al/mali-i-zi-pranon-ish-te-burgosurin-e-guantanamos/)