Majlinda, pas 7 muajsh pauze, e artë në Sllovaki

Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi, e cila ka rreth 7 muaj që nuk ka marrë pjesë në ndonjë garë, është rikthyer triumfuese në skenë.

Ajo ka fituar medalje të arë në Kupën Evropiane në Sllovaki.

Këtë e ka bërë të ditur vet trajneri i saj, Driton Kuka, i cili theksoi se të gjitha fitoret i ka arritur me Ippon.

«Majlinda e artë në Kupën Evropiane në Sllovaki. Krejt fitoret me Ippon. pas 7 muaj pauzë, kthehet triumfalisht», ka thënë Kuka, raporton Koha.net.

Ndërkaq, xhudisti tjetër Akil Gjakova, nga kjo garë doli i Bronztë duke fituar 5 lufta dhe vetëm një humbje.

Garuesja tjetër, Leutrime Krasniqi, doli e 5-ta në këtë garë, me dy fitore dhe dy humbje, Fjolla Kelmendi, gjithashtu e 5-ta me një fitore e dy humbje ndërsa Flaka Loxha pa plasman e cila shënoi një fitore e pësoi 2 humbje.

«Kampioni botëror po kthehet», ka përfunduar Kuka.