Majlinda e Nora rrëmbejnë të Artën – Distria e argjendtë në Lisbonë

Majlinda Kelmendi është stolisur me medaljen e saj të radhës të artë në Kampionatin Evropian për femra që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.




Majlinda u ndesh me Distrian në finale, që shënon kështu edhe përballjen e parë mes këtyre dy garueseve në një finale të madhe që frymoi krejtësisht shqip.

Ekipi «Ippon» i Kosovë, i drejtuar nga trajneri Driton Kuka, ka arritur që në këtë garë të sigurojë 3 medalje gjithsejtë, dy të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë fituar nga 100 pikë Olimpike, ndërsa Distria Krasniqi 60 pikë.

«Për herë të parë finalja ishte krejt shqip», tha trajneri Kuka.

«Dy garuese që janë ngritur së bashku e që çdo natë e ditë stërviten bashkë», ka thënë Kuka për Koha.net.

Ndërkaq, Nora Gjakova e mundi xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher, duke e dominuar gjatë terë duelit.