Majdani i Shkupit

Maqedonia po tronditet nga një krizë e thellë politike dhe etnike. Cilat janë shkaqet dhe ç’rol luan Europa? Në vijim pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme.

Nga Ulrich LADURNER

Shkup dhe Kumanovë

Prej javësh Maqedonia është duke u tronditur nga një krizë politike. Më 10 maj ndodhi një incident i përgjakshëm në qytetin e Kumanovës në veri të vendit. 18 njerëz vdiqën, tetë policë dhe dhjetë luftëtarë shqiptarë. Policia ndërhyri me fuqi masive zjarri. Këto janë faktet e siguruara. Gjithçka tjetër janë spekulime më pak ose më shumë të besueshme. Thuhet se shqiptarët e vrarë i takonin një grupi xhihadistësh. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë viteve të fundit gjithsej 100 shtetas maqedonas kanë shkuar në Siri, që atje të luftojnë në anën e Shtetit Islamik (IS). Se çfarë dëshironin luftëtarët e supozuar në Kumanovë mbetet ende e paqartë.

«Kam qëndruar e strukur dymbëdhjetë orë në shtëpinë time», tregon zonja Jahini, «njëherë këtu, pastaj këtu, dikur këtu!» Me hapa të kujdesshëm ajo shkel mbi rrënojat e shpërndara gjithandej. Janë pjesët e djegura të gjithë amvisërisë së saj. «Të shtënat filluan në orën 5 dhe zgjatën deri në orën 19 në mbrëmje». Predha të kalibrit të madh kanë shkaktuar vrima sa një grusht në mure oborri, kanë depërtuar në mure shtëpish dhe kanë shkalafitur mobilet. Ishte si në luftë. Kur nisi të digjej pullazi dhe nxehtësia depërtoi në katet e mëposhtme, zonja Jahini u mblodh gjithnjë e më shumë për dyshemeje. Kur ra tavani, ajo vrapoi në dhomën tjetër, pastaj në tjetrën. Dhe kur morën fund të shtënat, ajo arriti të dalë nga shtëpia tashmë gati plotësisht e shkatërruar – pa pësuar ndonjë lëndim. «Është një mrekulli që askush nga familja ime nuk është qëlluar, një mrekulli e vërtetë!», thotë zonja Jahini derisa qëndron bashkë me burrin e saj para shtëpisë së shkatërruar dhe i rrjedhin lotët. Një gjysmë duzine shtëpish janë shkatërruar këtu, në qendër të qytetit. Në këto shtëpi banonin shqiptar. Shtëpitë e maqedonasve, të cilat gjenden pak metra më larg në anën tjetër të rrugës, nuk kanë pësuar kurrfarë dëmi.

A bëhet fjalë për një konflikt etnik si në luftërat e Ballkanit të viteve 90-të?

25 për qind e popullsisë së Maqedonisë janë shqiptarë, shumica e madhe janë maqedonas sllavë. Në vitin 2001 mes këtyre dy grupeve u zhvilluan përleshje luftarake. NATO dhe BE i detyruan palët të ulen në tavolinën e negociatave, ku u nënshkrua e ashtuquajtura Marrëveshje e Ohrit. Në thelb ajo parasheh që pakica shqiptare të ketë më shumë të drejta. Postet publike shpërndahen sipas një sistemi të sofistikuar proporcional. Marrëveshja e Ohrit i ka dhënë fund një konflikti akut, por edhe ka ndikuar që shteti të ndahet mes grupeve etnike dhe njëkohësisht të fryhet. Aparati shtetëror sot ka 192 mijë nëpunës, me një popullsi prej pak më shumë se dy milionë ai është punëdhënësi më i madh. Maqedonasit janë klientë të partive sunduese, të varur nga kontributet e tyre. Dhe partitë janë të organizuara etnikisht.

Kur policia nisi të gjuajë në Kumanovë, kryeministri Nikola Gruevski gjendej në një situatë tejet të vështirë. Në javët e mëparshme opozita kishte publikuar audioregjistrime, të cilat dëshmojnë se qeveria është e implikuar në korrupsion dhe vjedhja votash. Dhjetëra-mijëra njerëz dolën në rrugë dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë. Opozita e fajëson Gruesvkin se kishte synuar të largojë vëmendjen nga kjo – dhe çfarë do të ishte më e përshtatshme për këtë se rreziku xhihadist me karakter shqiptar? Nëse kjo ishte një manovër për të zhvendosur vëmendjen, atëherë ajo nuk ka funksionuar tamam. Deri më tani demonstruesit nuk janë përçarë në maqedonas dhe shqiptarë. Para selisë së qeverisë ata kanë ndërtuar një kamp. Njerëz nga të gjitha grupet etnike, nga të gjitha shtresat dhe pjesët e vendit mblidhen këtu. Është një lloj Majdani i vogël në maqedonisht.

«Do të rrimë këtu derisa të shkojë diktatori Gruevski!», thotë një demonstruese. «Ne, qytetarët e Maqedonisë, do të qëndrojmë së bashku, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i përkasim!» Kjo grua rri pa brenga në një karrige plastike dhe shikon selinë e re të qeverisë të ndërtuar në stilin neoklasik. Me përbuzje ajo thotë: «Gjithçka vetëm gënjeshtra. Madje edhe kolonat janë prej stiropori!» Dy kilometra vijë ajrore nga këtu, në një park para parlamentit, kanë ngritur kampin e tyre mbështetësit e qeverisë. «Gruevski», thotë një grua, «është politikan i mirë. Gjithashtu ai është zgjedhur në zgjedhje legale. Të tjerët duan ta largojnë me puç!» Frontet janë të ashpërsuara. Por kësaj radhe ato nuk kalojnë mes grupeve etnike, por mes kampeve politike. Madje edhe në fshatrat e pastra shqiptare në kufi me Kosovën si Sllupçan, Vaksincë dhe Llojan ata që i pyesim thonë se nuk duan konflikt me maqedonasit. Ata duan që si qytetarë të vendit të ecin drejt një ardhmërie më të mirë. Sllupçani, Vaksinca dhe Llojani në vitin 2001 kanë qenë qendra të kryengritjes shqiptare.

Përse në Maqedoni vazhdimisht shpërthen dhuna?

Maqedonia është e vetmja republikë e Jugosllavisë që ka shpëtuar nga lufta e madhe. Por që nga themelimi më 1991 këtë shtet të vogël e kanë shoqëruar vrasjet, atentatet, sulmet dhe shpërthimet e dhunës me sfond politik. Jetët e njerëzve nuk luajnë aq rol, kur bëhet fjalë për pushtet. Kështu është përjetuar që nga vitet 90-të. Në vitin 2004 policia në një paralagje të Shkupit vrau gjashtë pakistanezë dhe një indian. Thuhej se ishin luftëtarë të al-Kaidës. Doli se një ministër i brendshëm ambicioz deshi të profilizohet si luftëtar kundër terrorit. Të vrarët ishin imigrantë të pafajshëm. Përgjegjësi për këtë vrasje sot gjendet në burg, por për financim ilegal të partisë.

Rasti i imigrantëve të vrarë është harruar plotësisht. Në vitin 2012 në periferi të Shkupit u vranë pesë maqedonas – gjatë Pashkëve. Për këtë vepër u dënuan me burgim të përjetshëm shtatë shqiptarë. Në akuzë thuhej se bëhej fjalë për vrasje me motive terroriste. Por ekzistojnë dyshime ndaj këtij verdikti. Lideri socialdemokrat i opozitës, Zoran Zaev, i tha DIE ZEIT: «Këta njerëz janë të pafajshëm!» Sidoqoftë, këto vrasje kanë potencial të helmojnë atmosferën mes grupeve etnike. Aktet e dhunës shpesh këtë e kanë për qëllim: të nxisin konfliktin mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Nga ushqehet nacionalizmi?

Maqedonasit sllavë me prirje nacionale e përjetuan marrëveshjen e Ohrit si humbje. Edhe ashtu ata besojnë se asnjë palë nuk po tregon respekt ndaj tyre, siç e meritojnë, sipas mendimit të tyre. Greqia nuk e njeh emrin shtetëror Maqedoni (ekziston një rajon grek i quajtur Makedoni, i cili i referohet të njëjtës Mbretëri antike) dhe bllokon rrugën për në BE. Nacionalistët bullgarë dhe serbë nga ana tjetër thonë se maqedonasit nuk ekzistojnë fare, ata na qenkan bullgarë respektivisht serbë.

Maqedonasit sllavë ndjehen përherë të kërcënuar, ndonëse janë shumicë. Krejt kjo kulmoi në një siguri të tepruar në vetvete, e cila u përhap viteve të kaluara. Partia qeverisëse e djathtë nacionale e kryeministrit Nikola Gruevski u përplas në një dalldi nacionale, që solli rezultate bizare. Mbarë qendra e Shkupit sot është e mbushur me monumente të mëdha. Vazhdimisht shihet Leka i Madh, të cilin ky vend e reklamon si birin e tij më të dashur. Statuja e tij është me 30 metra më e larta. Edhe autostrada bart emrin e tij, aeroporti po ashtu. Thuhet se gjoja ndërkohë ka dëshmi se populli maqedonas është më i lashti i Ballkanit.

Në kryeqytetin e vendit, në Shkup, nacionalizmi monumental i kohërave të shkuara po përjeton një lulëzim të vonshëm. Sado qesharake të jenë shembujt e tij, po aq të rrezikshëm mund të bëhen. Monumentet e Shkupit synojnë mposhtjen dhe zotërimin. Potenciali shkatërrues i tyre është mjaft i madh. Po u shkatërrua shteti maqedonas, atëherë në skenë do të shfaqen menjëherë një sërë akterësh që konkurrojnë me njëri-tjetrin: Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Serbia, Kosova. Pas ngjarjeve në Kumanovë qeveria bullgare vendosi trupa në kufirin maqedonas.

Çfarë ka të bëjë kjo me politikën e Europës në Ballkan? Dhe me Rusinë?

Deri më tani kriza është politike, por s’është e thënë që ajo të mbetet e tillë. Sa më shumë që ajo zgjatë, sa më shpesh të ketë provokime të përgjakshme, sa më shumë që gjendja ekonomike mbetet e keqe, aq më shumë mund të shkrihet konsenzusi mes qytetarëve. Natyrisht në krahasim me vitet 90-të sot në rajon ekziston një kuadër më stabil i sigurisë. Bullgaria dhe Shqipëria janë në NATO. Dhe – për aq sa nuk janë ende anëtare – të gjitha shtetet e Ballkanit duan të hyjnë në BE. Ato e shohin të ardhmen në Perëndim.

«Kjo është perspektiva jonë e vetme», thotë lideri i opozitës Zoran Zaev. Maqedonia është ngushtë e lidhur me BE-në. Gjermania është partneri më i madh tregtar i vendit. Që nga maji i vitit 2005 Maqedonia zyrtarisht gëzon statusin e kandidatit për anëtarësim. Që nga atëherë për çdo vit është shkruar një raport mbi gjendjen e vendit, por ai është zhdukur pa rezultat në sirtarët e thellë të Brukselit. Nën sytë indiferentë, të lodhur të Europës në Maqedoni u rrit një regjim autoritar. Ndërkohë gjendja gjeostrategjike ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Rusia dhe Perëndimi janë futur në grindje. Maqedonia dergjet në dhomën e pritjes të BE-së, një shtet i vogël, i dobët, i cili për fuqitë e mëdha mund të bëhet fushë luftimesh.

Pas ngjarjeve në Kumanovë disa herë dha deklarata ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. Ai tërhoqi vërejtjen nga rreziku i shkatërrimit të Maqedonisë. Me vite të tëra nuk është dëgjuar asnjë qëndrim nga Moska për Maqedoninë, i vogël, tepër larg, tepër i parëndësishëm shihej ky vend. Tani Moska e ka dalluar potencialin e ngacmimit, me pak mundim këtu BE-së mund t’i nxirren shumë vështirësi. Natyrisht çmimin e paguajnë maqedonasit.

Foto: Nagip ISMAILI - NAGI

Vërejtje: Ndalohet rreptësishtë vjedhja e këtij teksti nga media të tjera!Maqedonia po tronditet nga një krizë e thellë politike dhe etnike. Cilat janë shkaqet dhe ç’rol luan Europa? Në vijim pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme.

Vërejtje: Ndalohet rreptësishtë vjedhja e këtij teksti nga media të tjera!