Mаqedonia mund të ndërtojë mur në kufi me Greqinë




Мinistri maqedonas i Punëve të Brendshme Nikola Poposki ka deklaruar se Maqedonia po shqyrton mundësinë e ndërtimit të murit në kufi me Greqinë, të ngjashëm me atë që Hungaria e ka ndërtuar në kufi me Serbinë, për të ndaluar valën e migrantëve nga jugu.

 

Poposki në një bisedë për revistën hungareze «Figielo», ka thënë se Maqedonia me siguri se do të bëjë diçka për mbrojtjen fizike edhe kjo nuk do të jetë zgjidhje afatgjate, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, Maqedonia do të ngritë rrethojën, ose do ta vendosë ushtrinë ose të bëjë kombinim me këto të dyja në kufi.