«Lutem vetëm Zvicra – jo»

Redaktori i sportit të Tages Anzeiger, Thomas Niggl, interviston Burim Kukelin, lojtarin e Kombëtares shqiptare nga Zvicra. Ai është i lumtur për kualifikimin, por i ndrojtur se mos i bie të luajë kundër Zvicrës.




Burim Kukeli është i vetëdijshëm për rëndësinë hitorike të kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit. Dhe, është krenar për këtë. Ndonëse nganjëherë ngjarja i duket e pabesueshme. Ai evokon ndeshjen me Portugalinë dhe për fitoren kundër saj thotë: «Askush nuk na e ka besuar këtë, përveç ne vet dhe popullatës shqiptare», dhe e konfirmon gazetarin se ky ishte edhe çelësi i suksesit të kualifikimit.

Vetëm një gjëje i druan Kukeli, lojtari i Kombëtares shqiptare që jeton në Zvicër – një ballafaqimi me Zvicrën në Kampionatin Europian. «Lutem vetëm Zvicra – jo», pohon ai në intervistë. E para – thotë ai – Zvicra ka një ekip të fortë ku luajnë edhe disa shqiptarë, kurse e dyta «me këtë vend kam një lidhje të ngushtë». Nëse duhet të ndodhë kjo, atëherë në finale, e gjen një zgjidhje të levërdishme për të dyja palët Kukeli.

Janë njëmbëdhjetë veta në ekipin e Shqipërisë që kanë një lidhje me Zvicrën dhe i dhanë dërmën Armenisë me 3:0, vërenë autori; por atë e intereson se çka është hisja e Zvicrës në kualifikimin e Shqipërisë për në KE. Përgjigja e Kukelit: «Shumë e madhe»! Ai i është mirënjohës Zvicrës për kualifikimin e shkëlqyer që kanë marrë në këtë vend dhe përfitimin nga shkolla zvicerane. Kjo i ka shërbyer shumë Shqipërisë, pohon ai. Por «ne ua kemi këthyer shumëçka klubeve zvicerane me zellin tonë», pohon Kukeli. ks