Lumturia memece

Foto: Shutterstock



Rrinin të heshtur
në diellin e mëngjesit
e vetëm kundronin
sytë e njëri tjetrit.

Ajri shkëlqente
rreth tyre si zjarr
dhe zemrat e tyre
nga klithjet kishin dhembje,
kurse buzët e tyre
vetëm dridheshin.

Ata kishin dëshirë
ta përqafonin njëri-tjetrin,
të qeshnin, të qanin,
me duar të flakta
të shtrëngoheshin shumë,
por të shtangura nga lumturia
pushonin duart.

U përkulën të heshtur
ndaj njëri-tjetrit
me ndjesi të pakufishme
dhe sytë u mbushën
me lot shkëlqyes.

Përktheu: Kosovë Rexha – Bala