Lumturia

Foto: Shutterstock



Lumturia çante nëpër vitet e ikura
Dhe përtej brigjeve të saj ku vërshonin ujëra,
Ngrihej një lastar nga forcat tona të fishkura.

Më tepër se për flokët që të derdheshin si përrua
E më tepër se për gushën tënde ku dy pëllumba dremitin,
Më tepër se për puthjet, për mblatën e tyre kam ëndërruar.

Kam ëndërruar për një dashuri të fuqishme si lisi,
Për nyjën e dashurisë sonë që lidh një trup tjetër,
Imi nga syri dhe balli, nga goja yti.

Ti kurrë s’ke ditur gjë për ëndrrën time të vjetër.
Për ne, jeta qe disa pika uji të amshtë
Larg nga njëri-tjetri, ti e përkund ende

Si një fëmijë të sëmurë, dhimbjen tonë të lashtë

Përktheu: Anton Papleka