Lumi Morava është bërë vendgrumbullim i mbeturinave

Banorët e fshatit Binçë të Komunës së Vitisë në mungesë të shërbimeve publike, nga kompania rajonale e mbeturinave «Ekohigjiena» janë duke i hedhur mbeturinat në lumin Morava, i cili është bërë vendgrumbullim i tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët e këtij fshati, i përzier edhe me pjesëtarët të komunitetit serb, kanë refuzuar të paguanin shërbimet e mbledhjes së mbeturinave, që i kryen kompania «Ekohigjena».

Për të përkeqësuar gjendjen në këtë pjesë të lumit përkujdesen edhe banorët e fshatrave përreth, të cilat hedhin mbeturinat në këtë lumë, ku ka edhe hedhje të mbeturinave të ngurta.

Fran Toma, kryetar i fshatit, deklaron se ai kishte marrë një iniciativë, ku kishte kërkuar nga Komuna e Vitisë t’i detyronte banorët e këtij fshati të bëheshin pjesë e sistemit të «Ekohigjenës», si klientë, e cila do të mund të rezultonte edhe me vetëdijesimin gradual të tyre.

Por komuniteti serb, çdo herë ka refuzuar të ishte pjesë e ndonjë iniciative e këshillit të fshatit.